osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Nesër duhet të jenë në tavolinë kush janë këta dhe nga janë”! Rama takon ndërtuesit në Durrës dhe jep direktivat e prera

“Nesër duhet të jenë në tavolinë kush janë këta dhe nga janë”! Rama takon ndërtuesit në Durrës dhe jep direktivat e prera

Kryeministri Edi Rama në Durrës ka dhënë direktivat për Shtabin e Emergjencave dhe kërkuar në radhë të parë të gjithë investitorët që kanë ndërtuar pallatet që janë të dëmtuara.

Rama po ashtu ka kërkuar që të pastrohen të gjitha inertet nga shembjet e banesave. Kjo gjë tha kreu i qeverisë duhet të bëhet para vitit të ri.

“Disa gjëra që nesër duhet të jenë në tavolinë. Lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet që janë me dëme, por që nga ana strukturore janë OK. Për të cilat grupet e inspektimit thonë që ky riparohet.Këta do thirren të gjithë dhe do ti thuhet bëhu gati që do ti riparosh, jo si të thuash ti, por si të themi ne.

Unë dua nesër informacion kush janë këta dhe nga janë këta.Ti që ke marrë detyrën të drejtosh bashkinë deri në zgjedhje do ti thërrasësh ti.Pallatet që janë minus, që janë negativ që ky do shembet, por është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit ku janë inertet, do ta pastrojmë para vitit të ri komplet.

Siç u pastrua Lana. Kompanitë e ndërtimit do ti thërras unë.Tjetra inertet do të depozitohen në Porto Romano dhe do fillojë projekti ta heqim atë fushë plehrash dhe ta bëjmë park komplet atje.Tjetra, dua hartën e tokës shtetërore që është në zonën e universitetit, hartën me të gjitha të dhënat. Nesër i dua të gjitha këto. Dakord! Nga nesër të gjithë punonjësit e administratës së Durrësit, në çdo pikë ku ka njerëz do jenë dy persona, gra dhe vajza kryesisht që të rrinë atje dhe ti shpjegojnë me qetësinë më të madhe.”-tha Rama.