osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Precedenti: Krahasimi i shifrave të tragjedisë aktuale me tërmetin e 1979 dhe si reagoi një strukturë që u shkri pas 1990-s

Precedenti: Krahasimi i shifrave të tragjedisë aktuale me tërmetin e 1979 dhe si reagoi një strukturë që u shkri pas 1990-s

Nga Ylli Pata

Tërmeti i 26 nëntorit të këtij viti është padyshim më i tmerrshmi dhe më tragjiku për shqiptarët në harkun e një shekulli.

Në vitin 1979, në Shqipëri, ra një tërmet edhe më i fuqishëm se ai i kësaj jave por viktimat ishim në numër më të vogël, edhe pse të plagosurit ishin më shumë dhe dëmet materiale mjaft të konsiderueshme.

Një dokument i 16 prillit të vitit 1979, përkatësisht i Qendrës sizmologjike në Tiranë tregon pikërisht qartësinë dhe informacionin e bollshëm që specialistët e asaj kohe kishin për termetin e një dite më parë pra i datës 15.

Qendra sizmiologjike ishte një strukturë e specializuar dhe specifike, e cila punonte vetëm për raste tërmetesh 24 orë në 24, me turne dhe ekspertë që ishin ngushtësisht të fushës, jo thjesht me ekpertë të nivelit të lartë që do të thotë inxhinierë sizmikë e gjeologë por kishte një numër të madh punonjësisht të nivelit të dytë që merreshin non stop me matjet dhe administrimin e të dhënave.

Pas vitit 1990 qeveria shqiptare që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 22 marsit shkriu qendrat sizmiologjike duke nxjerrë pa punë kryesisht punonjësit e nivelit të dytë, ngaqë ata të nivelit të lartë ishin përgjithësisht profesorë universiteti dhe jepnin leksione në katedra dhe akademinë e shkencave.

Në këto 30 vjet qeverisje postkomuniste, asnjëherë ndonjë prej qeverive nuk vuri në axhendë riaktivizimin e qendrave sizmiologjike, qoftë edhe në ndonjë formë tjetër, ndoshta me katedrat e universiteteve të Gjeologji-Minierave apo të Ndërtimit, si qendra të tilla.

Vetëm po të lexosh komunikatën e 16 prillit 1979 shikon se vetëm me një grup specialistësh mund të arrihet lehtësisht pa konfuzion, bujë e përplasje mediatike një produkt i shpejtë, i saktë dhe natyrisht mjaft informative

Komunikatat zyrtare të 16-17 prillit 1979

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Tiranë më 16.4.1979

Komunikatë operative nr.89

Qendra sizmologjike, Tiranë

Më 15.4.1979 ora 07.19 një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.25 sipas shkallës Rihter ndodhi 130 km në veriperëndim të Tiranës, me epiqendër në detin Adriatik. Intensiteti i tërmetit në epiqendër ka qenë mbi 9 ballë sipas shkallës MSK-1964. Është ndër tërmetet më të fortë të regjistruar në këtë shekull në territorin e Ballkanit.

Në territorin e vendit tonë, në bregun e lumit Buna intensiteti i tërmetit ka qenë rreth 8 ballë MSK-1964. Tërmeti shkaktoi 35 të vdekur dhe 176 të plagosur në rrethet e Shkodrës dhe të Lezhës. Në këto dy rrethe u shkatërruan 1730 shtëpi banimi dhe u dëmtuan 5115 shtëpi banimi, objekte ekonomike dhe social kulturore. Dëme u shkaktuan edhe në rrethet Krujë, Pukë, Dibër, Tropojë, Mat dhe Mirditë. Lëkundjet e këtij tërmeti u ndjenë në të gjithë territorin e vendit tonë, si dhe në gjithë Jugosllavinë, Greqinë Veriore, në Bullgari, në Itali, në Austri dhe në Gjermaninë jugore. Tërmeti shoqërohet me shumë pas goditje. Deri në orën 21.00 stacioni qendror i Tiranës ka regjistruar 206 pasgoditje, disa nga të cilat kanë patur magnitudë mbi 4.0. Më e forta nga to ndodhi në orën 15.43 me magnitudë rreth 6, sipas shkallës Rihter; lëkundjet e kësaj goditjeje janë ndjerë edhe në Tiranë.

Nga njoftimet e Degëve të Punëve të Brendshme rezulton se në Shkodër veç të vrarëve e të pla..gosurve janë dëmtuar 80 % e shtëpive të zonës së Velipojës, Bushatit, Barbullushit, në zonën e Dajçit dhe në fshatin Pentarë janë rrënuar krejtësisht 80% e shtëpive. Janë dëmtuar rëndë banesat e pikave kufitare Reç, Pulaj, Rushkull e Pentarë, kurse në efektiv nuk ka asnjë dëm. Në Lezhë ka dalë jashtë përdorimit furra e bukës të qytetit, është dëmtuar depoja e vjetër e ujit të pijshëm të qytetit, rrjeti elektrik dhe ai i ujit, ndërsa në fabrikën e letrës kanë ndërprerë prodhimin dy reparte.

Në Rrëshen ka patur 3 të plagosur, 3 shtëpi të shkatërruara dhe 40 të dëmtuara. Në Krujë është plagosur një person, janë dëmtuar 10 shtëpi dhe është dëmtuar lehtë ura e Matit (qarkullimi vazhdon normalisht). Në Mat janë dëmtuar 26 shtëpi. Në Dibër janë dëmtuar krejtësisht 7 shtëpi, ndërsa të tjera janë dëmtuar pjesërisht (midis tyre 8 objekte social kulturore). Është dëmtuar lehtë godina e p.k. Milninë dhe e pikës në hapjen në Fushë Çidhën. Kanë ngordhur 5 kokë dhi. Në Durrës në qytet janë dëmtuar rreth 80 ml mure rrethuese shtëpish, linja telefonike Manzë-Ishëm është ndërprerë, ndërsa në shkollën industriale të ndërmarrjes së peshkimit janë rrëzuar 30 ml mure rrethuese. Në Kukës është pla..gosur një person dhe janë rrëzuar disa oxhaqe (në Bushtricë), ndërsa në fshatin Arrëz u rrëzua një depo plehu kimik dhe disa oxhaqe.

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Tiranë më 17.4.1979

Komunikatë operative nr.90

Qendra sizmologjike, Tiranë

Deri në orën 21.30 datën 16.4.1979 stacioni qendror i Tiranës ka regjistruar gjithsej 513 pasgoditje të tërmetit të datës 15.4.1975. Pasgoditja më e fortë ra në orën 11.04 me intensitet në qendër 7 ballë MSK-1964, në Shkodër 6 ballë, ndërsa në Tiranë 3 ballë. Nga studimi i shpërndarjes së hapësirës së pasgoditjeve të tërmetit të datës 15.04.1979 rezulton se aktiviteti sizmik zë në zonë thuajse lineare me gjatësi rreth 100 km përgjatë bregdetit Adriatik, rreth 20-30 km larg bregut, nga Ulqini deri në Hercegovinë. Lëkundjet sipas mendimit tonë, do të vazhdojnë dhe për një kohë relativisht të gjatë.