Shumë shtete anëtarë të Bashkimit Europian kanë kontribuar me ndihma apo me njerëz për përballimin e situatës të shkaktuar nga tërmetet në Shqipëri që rezultoi në katastrofë dhe në humbjen e 51 jetëve.
Por ajo që bie në sy mungesa e Holandës. Kjo është vënë re nga vetë ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, që është vetë nga Holanda.
“Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty! Çfarë po shkon keq me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ndihmuar”, shkroi ai në Twitter.
Ai e shoqëron këtë postim me një foto ku Shqipëria falënderon të gjitha shtetet kanë ndihmuar, veç vendeve të BE-së, ka edhe si Turqia, Serbia, Zvicra.
Bosch në këtë postim ka vënë në dijeni edhe ministrinë e Jashtme të Holandës, si dhe ministrat Sigrid Kaag e Tregtisë dhe Stef Blok që është ministri i Jashtëm.
Bosch ka qenë ambasadori i OSBE-së në Shqipëri dhe më pas si ambasadori i Mbretërisë Holandës në Kosovë.