osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Tërmeti politik”: Fati i një standarti etik vënë nën flakët e Gërdecit

“Tërmeti politik”: Fati i një standarti etik vënë nën flakët e Gërdecit

Kjo situatë e pazakontë që po kalon vendi si pasojë e një tërmeti edhe vdekjeprurës, po teston shumë gjëra; shtetin, qeverinë, aftësinë reaguese të tyre, me plot cene sigurisht, por po teston dhe moralet tona si shoqëri.

Nëse po shenjtërohet një lloj solidariteti ndër njerëz, ka shumëçka që të lë shije të hidhur. E kjo haset atje ku parësore është politika, ku në fakt më shumë se politika pasqyrohet etika, sidomos ajo individuale.

Kështu, po hasim një kryetar opozite krejt të panjohur deri më sot, me një gjuhë të rezervuar, të mirëkuruar, për të qenë kontributor e lënës i një shijeje pozitive në këtë gjëmë kombëtare, por vetëm kaq.

Në kampin opozitar, Berisha si “violinë e parë” dhe media afër tij, po tregojnë një pandjeshmëri dramatike për t’ju qasur më njerëzisht situatës së pazakontë, ku ajo, e zakonshmja, me ligjet e ndërgjegjes duhej fashitur përkohësisht. Berisha, gjuha e tij egërshane, është mishërimi i kësaj plojeje ndërgjegjesh. Ndaj është koha për të kujtuar Gerdëcin, një standart të vënë nga ai që sot qeverisë Shqipërinë, e që në atë kohë drejtonte opozitën.

Dy fatkeqësi, por jo të dyja nga qielli. Rama shkon dhe ngushëllon njeriun me barrën e rëndë të asaj tragjedie, gati 1 apo dy orë pas shpërthimit. Në kushte spitalore, teksa i pari i qeverisë interesohej për të plagosurit, kryeopozitari i qaset si njeri, këmbejnë njerëzishëm dy fjalë dhe më pas i rreh supet, si shenjë solidariteti.

Orë e ditë më vonë, do dilnin fakte kompromentuese për qeverinë në atë tragjedi, madje për Berishën vetë dhe implikimin e tij familjar në atë biznes municionesh, e megjithatë, Rama e PS, në kushte opozitare, kurrë nuk e përfshinë Gërdecin në akuza, veç një proteste së bashku me LSI pas vdekjes së dyshimtë të Kosta Trebickës, ku vetëm kreu i kësaj të fundit, sot president, do e xanxonte kryeministrin si Sali-Gërdeci.

Ndërsa Rama, paçka atyre që u zbuluan më vonë, nga media e jo partia e tij, qëndroi te pozita e suprrahjes, si shprehje e themelimit të një standarti. Ky standart sot nuk ekziston. Sigurisht te Berisha.

Eshtë në fakt një borxh etik që ky i fundit duhet t’ja shlyejë kryeministrit të sotëm. Nuk po e bën dhe as që ekziston një pritshmëri për ta bërë. Keqardhëse kjo!

Eshtë një borxh që po ia shlyen Basha, një gjë e mirë kjo, kur sheh kreun e opozitës që dhe ai të themelojë një standart, atë të respektimit të një standarti vënë në 15 marsin 2008.(Tesheshi)