Donatorët dhe ndihmat për vendin tonë kanë qenë të shumta nga të gjithë vendet, kompani, biznese, e me mijëra qytetarë kanë dhënë kontributin e tyre.
Ipeshkët italianë dhurojnë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Një shumë prej 500 mijë eurosh është dhuruar nga Kryesia e Konferencës së Ipeshkvijve italianë, për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në 26 nëntor.
Donacioni do të bëhet përmes “Caritas Italia”, i cili do t’i raportojë Shërbimit për Ndërhyrje Bamirëse në favor të Botës së Tretë.