Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, postoi disa foto nga akomodimi që po u bëhet njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Llixhave të Elbasanit.
Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi.
Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe!” shkruan Basha.