Në mbledhjen e katërt të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dy kategori familjesh në Durrës, nuk do të përfshihen në skemën Komitetit të Rindërtimit.
“Janë dy kategori familjes të prekura nga tërmeti. Ato famije që kanë qenë me qera dhe banesat e tyre që nuk janë prekur, nuk përfshihen në skemën e Komitetit të Rindërtimit. Kategoria tjetër, ajo e banesave me një standard të ulët kushtesh dhe po shikojmë që sesi mund ta adresojmë këtë problem, flasim për familjet e varfëra. Edhe këto banesa nuk mund të futet në kategroinë e atyre banesave të prekura nga tërmeti.”, u shpreh Ram para ministrave.
50 viktima, 41 persona ende në spitale, 3 prej të cilëve po kurohen jashtë vendit. Ky është bilanci sipas kryeministrit Edi Rama pas tërmetit të 26 nëntorit.
Rama u shpreh se do miratohet ligji, 7-15 vite burg për ndërtuesit, arkitektët dhe supervizorët që bëjnë ndërtime në shkelje. Ai premtoi pension të veçantë për pensionistët e prekur, bursa 15 mijë lekë në muaj për studentët dhe nxënësit. Sipas një trajtim të veçantë financiar do të kenë edhe personat që humbën familjet në këtë tragjedi.