Në Bashkinë e Vorës, lëkundjet e tërmetit shkaktuan dëmtime në banesa, por edhe në disa prej pallateve. Pas vlerësimit të bërë nga ana e inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, këto banesa janë konsideruar si të pabanueshme.
Për t’ju ardhur në ndihmë këtyre banorëve, me ndihmën e skuadrave të emergjencave civile, të ardhura nga Italia është bërë e mundur ngritja e një kampi, në qytetin e Vorës, ku janë sistemuar provizorisht qytetarët, banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme si pasojë e tërmetit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se bëhet fjalë kryesisht për banorët e pallateve në qendër të Vorës, të cilët tashmë janë bërë të pabanueshëm, ndërsa sa i takon banorëve të zonave rurale, Balluku tha se u janë ofruar çadra strehimi, për shkak se nuk kanë pranuar të largohen nga banesat e tyre pavarësisht dëmeve që kanë pësuar.