Qytetarët e Kopenhagës kanë befasuar me veprimin gjatë mbrëmjes së sotme përpara Ambasadës Shqiptare. Në fotot e shpërndara nga vetë Ambasada jonë atje, thuhet se “dikush me shpirt të ndjeshëm” ka vendosur pa bujë në hyrje të godinës dy qërinjë të ndezur dhe një buqetë të vogël me trëndafila të kuq, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
“Gjest prekës, sa një mijë fjalë ….
Dikush me shpirt të ndjeshëm i ka vendosur sot pa bujë në hyrje të Ambasadës, duke ftuar kësisoj edhe qytetarët e Kopenhagës, që kalojnë aty pranë, në lutje dhe solidaritet me Shqipërinë e lënduar nga tërmeti.
I jemi thellësisht mirënjohës”, shkruan Ambasada Shqiptare në Danimarkë.