Nga Kimete Berisha
Aq shumë po shkreton goja e tij, kurrë pa pushu, sa të mbushet mendja u bë kijameti, t’mbushet mendja se e ka lshu toka krejt Shqipërinë, dhe s’ka mbet kush mbi këtë tokë veç tij.
Një njeri që sheh veç zi e terr, të merr n’qafë. Mbrëmë sherri tij kam ra me flejt e mbathur me çizme t’leshta, e me kofer në vend të jastëkut, kurse këto VIP-at thanë po binë me fjet me vetulla të gatshme, dhe i kanë përforcu silikonat në rast “kijameti”… se me ba me na nxan deka, thanë, s’din kush m’i identifiku, kur ja nis me ra silikoni.
Sali Berisha (u bë si Alfred Hitchcock-u, thanë Alfredi ia kish pas çu Tippi Hedrenit një arkivol për ditëlindje).
Ish çu e kish postu një video-lajm me titull “Çarje e thelle toke rreth 1km e gjate ne Jube, Shijak!”.
Shumë m’ka shku nerva. E shikova videon, horror.
Në vend se me i marrë me t’mirë njerëzit, siç bëjnë pleqtë e Kosovës, që historikisht e fshehin frikën nga të rinjtë dhe të mbajnë përdore, ky e çmendi popullatën.
Po çka hamami ke mor burrë që ethet m’i shtine me atë çarje, thashë e hëngrëm, se me ardh puna me fluturu pranoj, po me na përbi toka më vjen shumë mërzi..
Po le të çahet që e ka njet m’u ça, e le t’na lshon krejt. çka i duhet jeta një shoqnie që shkon pas nekrofilisë tande, i dashunum me vdekje deri në vesh, por jo në vdekjen e vetë, por në vdekjen e të tjerëve.
Pastaj poston video me vjedhjet e supozuara të banesave, të policëve pa uniformë (duke fyer krejt policët që bëjnë gjithë atë punë të ndershme në ndihmë viktimave), i frikëson familjarët, e pengon strehimin, se njerëzit nuk duan m’u largu nga prona e vetë, nën rrënojat e së cilës ndoshta gjejnë foton e fëmijërisë.
Gjithë kjo urrejtje e rrëzon edhe kalin.
Ti kur je normal tregon se çdo shoqni ka hajna që i çelin edhe varret e i vjedhin të vdekurit.
Qëllimi është që me rujt njëfarë qytetarie, dreqi e marrtë, me tregu zotnillëk, e jo me luftu si bishë që një lajjm i keq (për vjedhje) m’i qitë poshtë 1 milionë lajme të mira (për humanizëm).
Valla ti mundesh edhe m’u tranu, por e mira kësaj here ia mori anën të keqes.
P.S. Mos t’paça borxh.