Familja Berisha ka vënë në lëvizje makinerinë e vet, për të sulmuar me çdo gjë Edi Ramën, duke e konsideruar këtë të fundit si përgjegjës për tërmetin e 26 nëntorit.
“Të huajt po na ndihmojnë të marrim guximin dhe ta ngremë gishtin publikisht jo vetëm për të denoncuar autorët e kësaj masakre. Ata mund do vazhdojnë të habiten e ndoshta të zemërohen me këtë squlltësi të shqiptarëve.
Tani është koha edhe të veprojmë vetë. Fajtorin e kemi para syve. Na del çdo sekondë ne ekran duke bërë sikur i dhimbsen njerëzit. Modelit korruptiv që ai ka mbjellë në Shqipëri i kishte dalë boja. Për fat të keq, tani po prodhon edhe viktima”, shkruan portali i familjes Berisha.
Ky është një guxim i madh i Cim Pekut, sepse këta arkivole në ajër i ndërtoi dhe i lejoj duke i mbrojtur edhe me protesta të dhunshme qeveria dhe partia që paguan Qimin dhe nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin…që na e lanë si zanat kur u larguan nga pushteti. Korrupsioni ishte lejimi duke marrë para nën dorë i ndërtimeve informale, pa leje një fenomen kriminal që i’u dha fund nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.
Mirëpo parashikuesi Çim Peku është i verbër, si Baba Vanga nuk shikon, por parashikon si termetin e 23 shtatorit. KUrse shqiptarët shikojnë por nuk parashikojnë dhe për ato që shohin shumë shpejt do japin verdikt duke pritur drejtësinë…sëbashku
Ja dhe sulmi i Çim Pekut ndaj Elvis Naçit që njihet si një njeri pranë PD-së, dhe jo Edi Ramës:
“A keni dëgjuar e parë ndonjëherë, që një individ që mbledh para nga shqiptarët herë duke bërë të përvuajturin e herë duke `luajtur` me Zotin e Allahun; që dhe ble edhe spital pa treguar cent për cent burimin e të ardhurave, të quhet bamirës?!
Po ata që i dhurojnë ato para të hequra mënjanë nga djersa e hidhur në emigracion më së shumti, çfarë quhen?!
Gjithsesi në thelb nuk jam kundër fushatave që organizon `myftiu` Elvis Naçi. Por ai duhet të deklarojë të paktën, se është vetëm një menaxher i hapësirave të lira që lë një shtet anti-human, fatkeqësitë, sëmundjet dhe varfëria që në këto anë është me shumicë.
Se bamirësinë e bëjnë të tjerë, jo ai dhe aq më pak Edleku, me të cilin u shfaq këto ditë nëpër çadrat e atyre të cilëve vetëm pak kohë më parë u shtoi edhe një taksë për shtëpitë e apartamentet që ju thërrmoi ky tërmet.
Skema është e qartë, pasi e ka kuptuar që as bamirësinë siç e konsideron ai detyrën e shtetit nuk ia pranojnë më qytetarët, ka kaluar në një hile tjetër. Ka blerë disa myfti e këta të fundit dalin e flasin me Edin për Edin. Madje ofrojne edhe bamirësi në emër të Edit”/ Ekskluzive.al