Ministria e Mbrojtjes iu bën thirrje të gjithë gazetarëve, që raportojnë nga zonat “e nxehta” të goditura nga tërmeti, që të mos futen brenda godinave të dëmtuara.
Ministria thekson se lëkundjet vazhdojnë dhe kjo mund të përbëjë rrezik për jetën e gazetarëve, ndaj ata duhet të raportojnë nga jashtë ndërtesave. Të njëjtin apel ministria ua bën edhe banorëve, që iu janë shkatërruar banesat, që të mos tentojnë të hyjnë brenda.
“I lutem te gjithe kolegeve gazetare, qe duke qene se lekundjet vazhdojne, te mos futen ne brendesi te godinave te demtuara. Ne funksion te sigurise te secilit prej jush, lutem te beni lidhjet direkte jashte godina. Eshte apeli qe ne po i bejme cdo banori e sidomos per te gjithe ju, operator e gazetar qe po kaloni ditet e nete te veshtire, ju lutem te tregoni kujdes”, thuhet në deklaratën e ministrisë.