Ilir Meta në një konferencë për mediat ka deklaruar se në datë 8 Dhjetor do të zbresë në shesh në një lëvizje të dytë si ajo e 30 viteve më parë për të detyruar parlamentin që të zbatojë detyrimin kushtetues për zhvillimin e referendumeve.Meta ka dhënë edhe shembujt se cilat janë pyetjet që mund ti drejtohet popullit në referendum.
“Partitë dështuan. Shikoni dele parlamentin nuk mund të vijohet më kështu. Nuk mund të jetë sistem demokrat. Shqipëria po shkon tatëpjetë. Do i japim mundësi popullit të bëjë zgjidhjet dhe do të ndajë çështjet që do të hidhen në referendum me votë. Bëhet fjalë që Shqipëria të qeveriset nga vetë shqiptarët.
Populli të shprehet nëse deputetët të zgjidhen nga populli apo partitë, presidenti të zgjidhet nga parlamenti apo të zgjidhet nga populli, që t’u thotë skam detyrim ndaj askujt. Zgjidhje për situatën aktuale, një debat për Kushtetuesen, hajde të shkojmë në popull në referendum. Kushtetuta thotë se një ligj i veçantë mund të shtrohet në referendum.
Ata thonë se kanë rezolutën dhe nuk njohin betimin te Presidenti për anëtarin e Kushtueses. Të shkojmë në popull, jeni me rezolutën e Kuvendit apo dekretin e Presidentit? Ata thonë se presidenti po pengon ndryshimet në drejtësi, referendum për heqjen e kompetencave të presidentit, propozojeni dhe hajde dalim në referendum. Jo vetëm për çeshtje të tilla, por edhe lokale, duan njerëzit të shkatërrohet Vjosa? Le të votojnë njerëzit Ligji duhet të ishte bërë para 20 viteve, por edhe penguar” tha ai.