Presidenti i Republikës, Ilir Meta i quajti ‘deledeputetë’ dhe se i ka respektuar më shumë seç duhet, ata që kanë kanë ngritur një sërë akuzash për të në Komisionin Hetiomor, përfshirë edhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
“Me deledeputetët Presidenti nuk ka asnjë shqetësim, i ka respektuar më shumë seç duhet, siç e keni vënë re ju vetë gjatë gjithë këtij procesi. Presidenti ka vetëm një raport tani me popullin shqiptar. Kaq!”- tha Meta.