osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela del me deklaratë “b.ombë”: Prite! E ke çështje ditësh! Paralajmëron arrestimin e bujshëm në politikën shqiptare

Spartak Ngjela del me deklaratë “b.ombë”: Prite! E ke çështje ditësh! Paralajmëron arrestimin e bujshëm në politikën shqiptare

Ecuria e Reformës në Drejtësi ditën e sotme shënoi një hap historik, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi tetë prokurorët e SPAK.

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se politikanët shqiptarë po tremben dhe po flasin përçart.

Ngjela shkruan:

Në një krah po vjen SPAK, kurse në krahun tjetër po çthuren mendërisht heronjtë e korrupsionit shqiptar.

Nuk mbushin dot fare këta të korruptuar. Po bëhen qesharakë me Perëndimin, se po flasin me frikë, por edhe për një forcë të madhe që thonë se kanë.
Pyetja normale për forcën e tyre do të ishte kjo: sa divizione kanë Meta dhe Berisha; dhe sa mjete motorike lufte kanë në dispozicion? Asnjë divizion, madje asnjë togë, dhe asnjë mjet motorik për luftim.
Atëherë me çfarë po i kërcënohet Meta Uashingtonit dhe Brukselit?
Me asgjë. Por nuk e ka me ata. Këta tanët, me këto dokrra mbajnë përkrahësit e tyre injorantë dhe interesaxhi. Për ata e bëjnë.

l.
Prandaj kanë të drejtë që tallen politikat e mëdha me këta qesharakë. I marin në telefon dhe iu flasin për Venecian. Iu kujtojnë së largu edhe ndonjë fakt korrupsioni apo ndonjë proces të nisur kundër tyre, dhe i lënë që të llomotisin në jerm e përçart nga frika. Tallen me ta. Kurse Meta po pret që ata të tërhiqen, duke kujtuar se do të mendojnë që ky mund të destabilizojë Shqipërinë.
As që iu shkon ndërmend ndërkombëtarëve kjo. Ata duan vetëm një gjë: të ecë reforma në drejtësi.

Por, brenda kësaj tallavaje që po e këndon vetë dhe vetëm, Meta kërkon referendum: përse? As vetë Meta nuk e di.
Kushtetuta për t’u ndryshuar me amendamente, shkon domosdoshmërisht vetëm mes Parlamentit. Kjo është kushtetuta.
Në anën tjetër, Ligji për Referendumet është bllokues për minorancat, sepse, që referendumi të jetë i ligjshëm, duhen 50+1përqind të zgjedhësve në pjesëmarrje. Metës i duhet një ligj i ri që ta hedhë në referendum për të ndryshuar ligjin e vjetër. Referendumi, do tre muaj të zhvillohet. Gjatë këtyre tre muajve Meta mund të jetë nën arrest.

Por, siç e theksuam, miratimin me referendum të ligjit të ri nuk e lejon as ligji aktual.
Me ligjin aktual, që të jetë aktiv si fitues, në referendum duhet të marrin pjesë si votuesë 50+1 përqind e trupës elektorale. Trupa elektorale në Shqipëri sot është 3.5 milionë vitues. Domethënë Metës do t’i duhen rreth 1.7 milionë votues. Asnjëherë nuk është arritur kjo përqindje në votime, se 1A.8 milionë votues janë jashtë shtetit. Për Metën do kthehen këta?
Por, është edhe elektorati socialist që sigurusht që nuk del në votin.
Si nuk kuptoi kurrë dot asgjë nga jeta moderne dhe nga qytetërimi modern ky fshatar i rëndomtë!

Është luftë me mullinjtë e erës kjo lufta jote, zoti Meta. Sepse ke një mur përpara, dhe, për të rrëzuar murin, ke vetëm një kokë. Mos e provo! se do të thyesh kokën dhe jo murin.

ll.
E njëjta psikologji aqytetëruese dhe e një niveli të ulët të një province mesjetare është mentaliteti Meta në polemikë. Ka marrë dhe një grusht pseudo gazetarësh që kanë të njëjtën mendësi dhe mungesë të theksuat kulture qytetare. Me këta, Meta përgojon ambasadorët deri në erotikë. Për t’i treguar përkrahësve të vet qorra që nuk është as Uashingtoni, as Berlini dhe as Brukseli kundër Metës, por ambasadorët e korruptuar.

Të gjithë këta, njerëz të paqytetëruar, nuk e njohin moralin e hekurt të qytetërimit Perëndimor në cënimin e dinjitetit diplomatik. Kundërpërgjigjia në raste të tilla historikisht ka qenë e përbindshme edhe pa asnjë tërheqje.
Prite Meta!!! E ke çështje ditësh.

Edhe gazetarët e implikuar nuk do ta kenë të lehtë. Kjo sepse pikerisht në Shqipëri luftën kundër krimit të organizuar e drejtojn politika amerikane dhe FBI.

lll.
Çfarë fiton historia e Shqipërisë me likuidimin e të korruptuarëve të mëdhenj?
Historia e Shqipërisë nis një rrugë të re të zhvillimit të saj. Ajo që do të vijë pas likuidimit të kësaj klase politike të korruptuar, është në të vërtetë kërkesa 100 vjeçare e Shqipërisë. Por kjo do të sjellë edhe frikën e çdo pushtetari të ardhshëm që, paratë e shtetit dhe abuzimi me pushtetin, do të jenë ferri për këdo.

Çdo popull, në historinë e tij të zhvillimit, ka pasur një pikë kthese që e ka zhvendosur të kalojë nga pasiviteti i varfërisë së imponuar prej abuzuesëve me pushtetin politik, në aktivitetin e punësimit, prodhimit të madh dhe pasurimit të tij.
Kjo do të vijë.
Po si do të vijë? Cila është rruga?
Rruga është e përcaktuar saktësisht në Kushtetutën e Shqiperisë: organet goditëse dhe hetuese për gjendjen aktuale, dhe kontroll i rreptë asgjësues për shtetarët dhe administratën shtetërore që do të vijë.
Kryesori është SPAK, i cili sot filloi shfaqjen e tij si instrument ligjor i zgjedhur që do të vijojë punën për likuidimin e klikës së korruptuar të shtetit shqiptar, dhe të krimit të organizuar.
Suksese…