Nga Romeo Kara
Kam disa vjet qe kerkoj, qe të instalohet demokracia e drejtperdrejte, qe eshte ajo e zgjedhjes dhe vendimmarrjes me referendum, pasi demokracia e perfaqesuar, eshte totalisht e kompromentuar.
Ka disa dite qe kete teze po e perkrah vete ai, koka e shtetit, Likja.
Une e predikoj kete teze, si kerkese llogjike të kohes, kur kompromentimi i sistemit të perfaqesuar, rrezikon te na coje në anarshi apo dhe diktature, si reagim ndaj anarshise, prandaj ruajtja e statures demokratike, mund të behet vetem nepermjet aktivizimit të demokracise klasike, asaj të drejtperdrejte, kampione e se ciles eshte Zvicra.
Likja, si kampioni i marrjes se pushtetit me minimumin e votave, thjesht nepermjet pazarit politik, apo si perfituesi me i madh i demokracise se perfaqesuar, e di mire se demokracia e drejtperdrejte, do t’a degdise tek ara e Tares, por me kete kerkese thjesht do të trazoje ujrat, duke i derguar mesazh të qarte Rames se, nese me nxjerr nga pazari politik, une do aktivizoj rrymen e cila do të na nxjerre të gjitheve nga pazari politik, e cila eshte demokracia e drejtperdrejte.
Likja eshte i sigurte se ai e ka popullin me vete. Po keshtu edhe Edi, Saliu, Luli, Monika, Dashi etj, duke e ndare popullin në, popullin e Likes, popullin e Edit, popullin e Saliut, popullin e Monikes, Dashit, etj.
Likja kur beri greve urie në parlament, kerkoi pazarin kushtetues dhe jo popullin, dhe kur festoi me leket e popullit 45-vjetorin me palma, puro dhe vere të shtrenjte, therriti llumin, qe e di shume mire ai vete dhe jo popullin.
Maksimumi, ai llum eshte populli i Likes.
Eshte e sigurte qe, të parët ndajne mes tyre popullin hajdut, kurse Dashit i kane lene popullin e mejhanes, ndersa pjesa tjeter e popullit, shpreson qe antagonizmi midis tyre të jete real, të hane kokat sa me shpejt dhe atij t’i kthehen të drejtat e uzurpuara.
Ec perpara Like, se “populli” të vjen mprapa, sic i vajti historia pas Fatosit.