Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj nismës së Ramës për të luftuar “KÇK” dhe që nedër do prezantohet paketa me ndihmën e SHBA dhe BE. Murrizi e quan hipokrizi dhe thotë se “KÇK” e vërtetë janë krerët e politikës sa majtas dhe djathtas që për 29 vite kanë vjedhur babëzisht këtë vend.
Reagimi i plotë i Murrizit:
Propagandë dhe demagogji të pështirë me gjoja luftën kundër KÇK
Kur shoh fytyrat më të pista të këtij vendi, që bëjnë si të virgjër ndaj korrupsionit më vjen për të vjellë
Ju plehra që keni deklaruar se keni vetëm 3000 euro në bakë, që rroni me pensionin e plakës, që martoheni me kursimet e mamit, që bridhni me biznes klase me fitimet e grave apo bleni vila mbi 2 milion euro nga bizneset e kunatit, peshqeshet e baxhanakut jeni jo KÇK por KOKRRA K K
Tu besosh fundërrinave që prej 29 vitesh vjedhin si qen të pa ngopur se do bejnë luftë kundër hajdutëve, është njëlloj sikur të besosh se janë të “ virgjëra” punonjëset e SEXIT tek xhamat në Amsterdam.
Problemi madhor i Shqipërisë nuk ka qenë dhe nuk është KÇK, por Ju o KKK që mbani rreth vetes BLP, KQK,HPO,KRM dhe të gjithe llumin e Shqiptarëve që ju shërbejnë në rrugën tuaj të ndyrë të mashtrimit të Shqiptarëve
Edhe “ betejat” e fundit nuk janë as për drejtësinë e as për Gjykatën Kushtetuese, por një sherr banal mes një “ tufe” të vogël “ qensh” qe duan të kenë pjesën e tyre siç kanë pasur prej 29 vitesh në të gjithë pushtetin gjygjesor, që te kene imunitet per çdo maskarallik, hajdutellik e palaçollik qe keni bere dhe beni ne emer te POPULLIT
Koha e juaj ka filluar numerimin mbrapsh, dhe Shqiptaret nuk mund ti mbajne me peng 5 fytyra te pista, te urryera, hajdute dhe te pa moralshme, dhe 20 BLP,KQK,LGBQ e llumhane qe ju mbajne uturakun ju 5 individeve me te ndyre te ketij vendi prej 29 vitesh
SHQIPTARET DUHET TE ZGJEDHIN ME VOTE PERFAQESUESIT E TYRE