Kryeministri Edi Rama shprehet se nesër do të prezantohet paketa anti KÇK.
Ndër të tjera Rama shkruan:
“Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë,Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi.
Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri,s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit!
Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre”, nënvizon Rama. (TemA)