osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tedi Blushi, mirë Meta e ka çuar mendjen në drejtim të paditur, por ti pse i shkon pas?!

Tedi Blushi, mirë Meta e ka çuar mendjen në drejtim të paditur, por ti pse i shkon pas?!

Për Tedi Blushi kam pasur një respekt si njeri dhe gazetar! Serioz, i aftë, i qetë, njeri me virtyte, një gazetar me emër që të impononte respekt. Shkoi zëdhënës i presidentit Ilir Meta. Të gjithë kishim bindjen se Tedi Blushi, si zëdhënës i Ilir Metës, do të dinte që ta bënte qytetar Presidentin që operonte kudo dhe ngado me 50 fjalë të mësuara përmendësh nga fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe. Do të dinte ta gdhendte sadopak presidentin Ilir Meta, i cili nga çdo pikëpamje ishte dhe ka mbetur “O nëne të qafsha për çfarë ambienti e ke destinuar këtë mavri njeri”!

Për hir të së vërtetës, Ilir Meta është turpi i të qenit President i Republikës së Shqipërisë, është turpi i mençurisë, i kulturës, i traditave, i intelektualitetit, i burrave të shtetit që ka pasur Shqipëria dhe shqiptarët gjatë historisë së tyre. Ai është rrjedhojë ekrizës më të rëndë morale, identitare, kulturore, institucionale dhe shtetdashëse shqiptare. Doli kryeministër, ministër, kryetar Kuvendi dhe President i Republikës së Shqipërisë, në kohën kur Shqipëria dhe shqiptarët ishin bërë turpi i botës në të gjitha pikëpamjet.

Një Shqipëri e degraduar, një Shqipëri bordello me porta të shqyera nga çdo pikëpamje, një Shqipëri e dhunuar dhe e përdhunuar, e vjedhur dhe e grabitur, e djegur dhe e shkrumbuar, e prostituuar në mënyrën më shtazarake prej Berishës dhe ustallarëve të tij antishqiptarë serbë, gjatë afro 30 vjetëve, domosdo do të sillnin si President të Republikës së Shqipërisë një surrogat të turpshëm me emrin Ilir Meta dhe me bashkëshorte të tij, një super ordinere nga çdo pikëpamje, siç është Monika Kryemadhi.

Tedi Blushi, në vend që të vinte te Presidenca, në vend që të vinte te Ilir Meta si një gazetar me dinjitet, si një intelektual i ri me kulturë qytetare me origjinë korçare, shkoi dhe u bë “hardhi”, ju mbështoll si spirale “lisit” të kalbur të Skraparit dhe për pak kohë, po bie në tokë, me turp domosdo, siç u rrëzua tashmë Ilir Meta, turpi i turpeve të Presidencës shqiptare! Tedi Blushi nuk duhet ta lejonte Ilir Metën të binte në rolin antikushtetues të “Lolo Presidentit” në nxjerrjen e dekretit të zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, sikurse duhet ta ndalte me çdo kusht të dekretonte 13 tetorin 2019 për zgjedhjet e pushtetit vendor, në një kohë që mbeti “si muti në shi” dhe nuk bindi dot as veten e tij, jo më 3 milionë shqiptarët, që të dilnin në zgjedhje!

Tedi Blushi nuk duhet ta lejonte Ilir Metën që të bëhej pjesë e vendimmarrjes për formësimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, duke e orientuar atë të vepronte si qytetar, me mendësinë “derisa unë do të jem i pari i interesuar për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi kërkohet shkarkimi im”, nuk do të jap asnjë mendim apo vlerësim për të tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që duhet të dekretoj! Vendosja e Vitore Tushës, mikes së ngushtë të Monika Kryemadhit, Marsida Xhaferrllarit (në fakt rruspi e gjyqësorit kriminal) dhe e Besnik Muçit, i preferuar i tij, por i skualifikuar nga vetingu, tregon haptaz se ilir Meta është personi i vetëm që do të kapë Gjykatën Kushtetuese vetëm e vetëm që të “pastrojë” të ndenjurat e tij që qelbin korrupsion, vjedhje, paaftësi dhe ligësi antishqiptar e pro berishiane!

Tedi Blushi, “hardhia” që për fatin e keq ra bashkë me Ilir Metën, në vend që ta këshillojë që të bëhet i përgjegjshëm dhe të mos u bëjë karshillëk, deri duke i shantazhuar me video seksi ambasadorët e vendeve aleate strategjike të Shqipërisë, sepse Shqipëria pa qenë brenda strukturës së NATO-s dhe pa qenë pjesë e BE, do të ishte një qenie e vdekur, i rekomandon Ilir Metës të përdori slogane në anglisht kundër garantuesve të sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe kështu e bënë atë shumë më qesharak, se sa është në saj të kulturës së tij të mangët qytetare dhe institucionale…

Tedi Blushi po bën “interesantin”, me dalje të shpeshta në media, me pozime pas një presidenti turp i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kur njëherësh bëhet “shqiptar”, pastaj fashist, skizofrenist i papërmbajtshëm me nevojën urgjente për t’u kuruar, zabërzanist skraparlli, ndryshe nga skraparllinjtë emër mirë të Shqipërisë dhe kështu po ia kalon “ustait” të tij, duke u bërë siç thonë me të drejtë shqiptarët e moçëm “Kak i jati, kak i biri, kak ai që bëri të atin”!

Nga Av. Idajet BEQIRI