osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Grup i strukturuar”! Meta me Blushin e tij vazhdon të deliroi edhe kur e grushtojnë ndërkombëtarët: Drejtojuni vetë Venecias!

“Grup i strukturuar”! Meta me Blushin e tij vazhdon të deliroi  edhe kur e grushtojnë ndërkombëtarët: Drejtojuni vetë Venecias!

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar sërish pas deklaratave të ndërkombëtarëve në Tiranë se Shqipëria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për zgjidhjen e ngërçit në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, zëdhënësi i Metës thekson se Presidenti nuk ndalon asnjë prej ndërkombëtarëve “ti’ drejtohen vetë Komisionit të Venecias dhe ta pyesin: Kush është më e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë”?

Mesazhi i plotë:

Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.

Por Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?

Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!