osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

DASH i përgjigjet Ilir Metës, paralajmëron se e ka vënë në monitorim!

DASH i përgjigjet Ilir Metës, paralajmëron se e ka vënë në monitorim!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për të parën herë pas sulmeve dhe akuzave që presidenti Ilir Meta ka nisur ndaj ambasadës amerikane. Të enjten kreu i shtetit kaloi caqet, duke deklaruar se rruga e Elbasanit të çon në Xibrakë, ndërsa ambasadorët i cilësoi palaço dhe hipokritë. Meta asnjëherë nuk e ka zënë në gojë ambasadën e SHBA, por i ka lënë të nënkuptuar sulmet.

Por dje ka reaguar një zëdhënës i DASH për “VOA”, i cili është shprehur hapur se janë në dijeni të të gjitha sulmeve që Meta ka lëshuar ndaj diplomatëve të tyre dhe janë duke e monitoruar. “Departamenti i Shtetit është në dijeni të komenteve të presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se është duke e vëzhguar situatën”, ka thënë një zëdhënës.

Por më tej ka pasur dhe një mesazh të qartë për presidentin, duke kërkuar që të zbatohet ligji. Vartësit e Metës e trumbetuan si mbështetje të DASH ndaj tyre, por nëse lexohet me kujdes deklarata, është një mesazh i qartë ndaj presidentit për çështjen e Kushtetueses. Meta nuk e ka zbatuar si duhet ligjin, i cili i ka vënë 30 ditë afat.

“Respektimi i ligjit është mbi të gjitha”, tha më tej zëdhënësi. Ai ja u ka bërë të qartë të gjithë kritikëve se pavarësisht sulmeve në adresë të tyre, qëndrimi i SHBA është po i njëjti. DASH dhe ambasada do punojnë për të instaluar shtetin ligjor dhe mbështetur integrimin në BE, duke i dhënë në këtë mënyrë një goditje të fortë presidentit. “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar.

Vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”, tha ai.

Reagon KE

Mbi sulmet e presidentit Ilir Meta ndaj ndërkombëtarëve ka reaguar dhe Komisioni Europian. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja Maja Koçijançiç ka vlerësuar punën e ambasadorit Soreca dhe ka deklaruar se askush nuk duhet të vërë në mëdyshje seriozitetin e tij dhe përfaqësuesve të tjerë diplomatikë. “Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Europian në Tiranë për qëndrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së. Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së KE. Pra duket qartë se presidenti ka hyrë në luftë me SHBA dhe BE dhe nuk gëzon mbështetjen e tyre pavarësisht sulmeve dhe kritikave. Gazeta e tha pak ditë më parë se SHBA e ka izoluar totalisht Metën, pasi prej gati 5 muajsh askush nuk i ka shkuar në zyrë nga DASH apo ambasada amerikane. Por duket se sulmet e ditëve të fundit e kanë fundosur Metën, i cili ka mbetur vetëm përballë të gjithëve. /Kliti Topalli