osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Asistencë nga FBI: Amerikanët nisin punën për Byronë e Hetimit! Sjellin në Tiranë poligrafët e parë për të skanuar emrat që do të hetojnë pushtetarët

Asistencë nga FBI: Amerikanët nisin punën për Byronë e Hetimit! Sjellin në Tiranë poligrafët e parë për të skanuar emrat që do të hetojnë pushtetarët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur procedurat për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit. Teksa KLP të hënën do zgjedhë anëtarët e parë të SPAK, amerikanët janë vënë në lëvizje për të bërë gati terrenin me qëllim shfarosjen e të korruptuarve. Zemra e SPAK do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe ajo do të jetë e gjitha në dorë të amerikanëve. BKH do jetë policia gjyqësore e SPAK dhe do ketë në shënjestër vetëm pushtetarët e lartë.

Por dje SHBA ka dërguar një mesazh shumë të qartë për klasën politike të korruptuar, pasi ka hedhur hapin e parë për ngritjen e BKH. Ambasada e SHBA, përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se kanë mbërritur në Tiranë disa pajisje poligrafi (makina e së vërtetës), të cilat do të ndihmojnë që hetuesit e BKH të jenë me integritet të lartë. Që nga kryetari dhe kushdo tjetër që do jetë në BKH do i nënshtrohet poligrafit në mënyrë që askush të mos mashtrojë për lidhje të ndryshme me krimin.

“Këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme. Pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndihmuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit.

Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një programi dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale. Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve, iu është bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses së INL në Shqipëri për ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve”, shkruan ambasada.

Roli i FBI

Pajisja e poligrafit është e njëjtë me atë që përdoret nga FBI në SHBA. Në BKH do ketë një zyrë të posaçme për ndërkombëtarët dhe do të atashohet një agjent i FBI. Ai do të ndihmojë në përdorimin e poligrafit dhe kryerjen e trajnimeve për të goditur korrupsionin në nivele të larta. Ndërkohë edhe në ligj është e përcaktuar qartë roli që ka poligrafi në integritetin e përfaqësuesve të BKH. Në nenin 34, ku listohen kriteret që zyrtarët duhet të plotësojnë për tu bërë pjesë e BKH, theksohet se kandidatët duhet ti nënshtrohen testit të poligrafit. “ Të japë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit mbahet në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes”, shkruhet në ligj.

Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Dje SHBA ja u ka bërë të artë të gjithëve s etani nuk ka më asnjë kthim pas dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do jetë gati shumë shpejt. /Ornela Çelpica