Ilir Meta sapo ka nënshkruar kallëzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti Meta, i cili publikon në “Facebook” foto duke nënshkruar kallëzimin, ndërsa shkruan se po i jep një mundësi historike Reformës në drejtësi.
“Të dashur qytetarë! Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.
Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”, shkruan Meta.