Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora “shpërtheu” ndaj ambasadorit të OSBE-së Bernd Bochardt duke e quajtur katundar.
Ai shprehet se ambasadori duhej të ishte larguar nga Shqipëria që pas gjestit të tij ndaj protestuesve të Astirit.
“Kemi një parlament qesharak, turpi i shqiptarëve, kemi marrëdhënie kombëtare që na përulin vazhdimisht. Kemi ambasadorë legena dhe bën mirë ai që e largon këtë… atë katundarin, të iki sa më parë nga Shqipëria(Borchard). Ai duhej larguar që atë ditë, duhej shpallur person nongrata. Këto janë gjëra që më prekin pasi kam luftuar për një vend që duhej bërë si të gjithë vendet e tjera të Evropës”, ka thënë Ceka.
Presidenti Ilir Meta ka shpallur sot të padëshirueshëm ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.
Në letrën dërguar Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagen, Meta shkruan se Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit.
KOMENTONI