osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Marku dhe Memçaj dorëzohen përballë KLP: Nuk ankimojnë vendimin për renditjen, të martën Kuvendi nis procedurat për Kryeprokurorin

Marku dhe Memçaj dorëzohen përballë KLP: Nuk ankimojnë vendimin për renditjen, të martën Kuvendi nis procedurat për Kryeprokurorin

Renditja e kandidatëve për Prokurorinë e Përgjithshme sipas pikëve, nuk do të apelohet nga prokurorja aktuale Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Kujtojmë se në krye të listës ishte Olsian Çela, me 465 pikë, ndjekur nga Marku dhe në fund Memçaj dhe si duket, këta dy të fundit nuk do të “luftojnë” kundrejt Çelës, ndonëse afati i fundit është 18 nëntori i së hënës. Ky qëndrim i dy kandidateve do të përshpejtojë procedurën për zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Të martën pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të dorëzojë në Kuvend listën dhe ky i fundit duhet të zgjedhë një nga tre kandidatët me 84 vota. Kandidati i përzgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme do të marrë mandatin 7- vjeçar.

Intervistat e kandidatëve të PP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi të mërkurën e 13 nëntorit intervistat për tre kandidatët për Kryeprokuror. Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, dorëzuan platformën e tyre pranë KLP dhe për rreth një orë secili i janë përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga anëtarët e KLP dhe ndërkombëtarët. Kandidati favorit për Kryeprokuror, prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela tha se Prokuroria ndodhet në fazën e transformimit, që sipas tij ka dobësi në hetime dhe rënie të besimit. “Prokuroria ndodhet në fazë transformimi të thellë.

Përgjatë viteve problemet janë kronike dhe të reja, dobësi në hetime, mos-koordinim pune, mungesë impakti të hetimit. Ka problem me rënien e cilësisë së hetimeve dhe pamjaftueshmërinë e burimeve njerëzore, mungesa e impaktit të hetimit në uljen e kriminalitetit, ka rënie të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, ka mungesë reale të pavarësisë së prokurorëve, pamjaftueshmëri profesionale e policie gjyqësore”, tha Çela. Ndërsa Kryeprokurorja aktuale, Arta Marku, u pyet nëse do ti qëndrojë larg politikës. Përgjigjia e Markut u nis nga rasti i Kajmakut. “Këto dy vite kam punuar në presion politik dhe mediatik.

Pa institucione të tjera. Kam dëshmuar se s’kam varësi nga politika. Kjo është bërë sa herë ka pasur një rast. Por në më shumë se një rast kam vërtetuar se s’kam lidhje me politikën. Rasti më i fundit është Agim Kajmaku. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kjo tregon se s’kam lidhje me politikën. Kam pasur mbështetje vetëm të njerëzve që kanë vlera morale dhe profesionale. Nuk kam mbështetje politike, më ka mbështetur faktori ndërkombëtar. Nëse në dy vite kam punuar e pavarur me një mandat të plotë është shumë më e thjeshtë”, tha ajo.

Deklarimet e Memçajt

Kandidatja Fatjona Memçaj, e cila u gjend para disa pyetjeve në lidhje me emërimin e saj në postin e prokurores. Anëtarja e KLP-së, i tha se emërimi i saj si prokurore ka detyruar Prokurorinë e Përgjithshme dhe presidentin të shkelin ligjin. Për Memçajn, kjo ka të bëjë me interpretimin e ligjit, duke theksuar se nuk është shkelur ligjin. “ Për mua nuk ka pasur shkelje ligji. Kam konkurruar për vendin ku jam në KLP të asaj kohe. Kam marrë 5 vota nga 6 vota të nevojshme. Mbas këtij votimi, jam propozuar nga Prokurori i Përgjithshëm i kohës, tek Presidenti i Republikës, që ka pasur anëtarin e vet në Këshill. Ai ka lëshuar një dekret për emërimin tim në detyrë. Shkaqet se pse ka ekzistuar ky debat, kanë qenë të tjera. Kam kaluar jo në një individ, kam kaluar në një këshill. Jam e sigurt, se jo për hatrin tim dhe jo për profilin tim, s’do të shkelnin ligjin. Nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur interpretim të ligjit”, tha Memçaj. /Ornela Çelpica