“Air Albania Stadium” do të çelë nesër dyert me ndeshjen midis Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe Kombëtares Franceze. Një ditë para ndeshjes, Kryeministri Edi Rama u takua me ekipin kombëtar të futbollit dhe stafin teknik në fushën e blertë të stadiumit.
Për lojtarët e ekipit kombëtar stadiumi i ri është impresionues. Madje për disa ende e pabesueshme që janë duke e luajtur ndeshjen në shtëpi. Më pas kryeministri Rama gjuajti një 11-metërsh përballë Strakoshës, i cili përfundoi në rrjetë. Duka tha se Rama nuk mund ti shënonte Berishës.
Pjesë nga biseda
Duka: Do fitojmë? Po do bëjmë maksimumin thuaj. Po bëmë maksimumin rezultatet vijnë vet. Po ne me Andorrën nuk bëmë maksimumin.
Balaj: Nesër do fluturojmë se jemi me Air Albania.
Rama: Ty për të fluturar të kemi se në tokë s’kap gjë. Se ti kap ndonjë gjë në ajër të paktën. Akustika dëgjohet mirë këtu. Do ketë shumë zhurmë.
Salihi: Do dëgjohet mirë kur tiu shajnë. (qesh)
Balaj: Fusha është e mirë. Më e mirë se e Elbasanit.
Rama drejtuar Dukës: Po është më e mirë se këtë e kam bërë unë. Të Elbasanit e ke bërë ti.
Rama: Tia bëj një gol me penallti Strakoshës para se të iki?
Duka: Strakoshës mund t’ia bësh por Berishës jo.