Kanë mbërritur sot në mëngjes në Gjykatën e Tiranës, 23 personat e ndaluar për protestën e dhunshme në pikën e kalimit të Klaimashit në rrugën Durrës-Kukës.
Personat në fjalë akuzohen për 4 vepra penale, ndër të cilat kundërshtim i forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim i pronës dhe Gjykata pritet të shqyrtojë dhe të vendosë lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ta.
Fillimisht, deputetët e PD dhe LSI tentuan që të futen me forcë në gjykatë duke thyer edhe derën, por nuk u lejuan. “Mos më prek me dorë, hiqni duart” dëgjohen deputetët e PD, Noka, Vokshi, Spaho dhe Tabaku teksa debatojnë me policët në derën e gjykatës, të cilën e thyen gjatë përplasjes.
Por nga foto dhe videot e publikuara në media shihet qartë se debati ka qënë tejet fals e ku forcat e policisë nuk i kanë prekur depuetët.
Përkundrazi, pamjet nxjerrin zbuluar skenarin e deputetëve të opozitës, ku me zë e figurë janë dokumentuar se ishin ata që nxitën situatë dhune, madje arritën deri në pikën kur Deputeti i PD Noka kapi prej fyti një polic.
Ky akt flagrant dhune u raportua nga të gjitha mediat .
Pas tensioneve Alma Ahmeti ka vendosur që t’i lejojë që të futen në sallën e gjyqit për të ndjekur seancën për 23 protestuesit e ndaluar në Rrugën e Kombit.
Mirëpo ‘viktimizimit’ të deputetëve të opozitës i ka qëndruar në linjë (dixhitale) edhe deputeti Berisha.
Ai ka qënë tejet aktiv ditën e sotme në rrjetet sociale duke postuar statuse dhe video, e duke “raportuar” bruto pamjet nga sulmi që deputetët e tij i bënë gjykatës dhe ngritën dorë mbi policinë.
Agravimi i situatës nga opozita, bënë që publikimet të intensifikoheshin , duke mos pasur mundësinë e një rregjie profesionale për spektaklin opozitar, duke bërë që Berisha me dorën e tij, ti nxjerri bllof deputetë duke shfaqur haptazi dhunën e ushtruar prej tyre.
Reagime të forta ka pasur edhe nga demokratët në facebook të cilët i komentojnë Berishës se janë të indinjuar nga këto veprime të opozitës.
Më tej duke forcuar argumentin, qytetarët i shkruajnë Berishës se ai nuk ka gojë të flasi dhe nuk duhet të nxisi dhunë përmes publikimive që bën.
Ata i kujtojnë deputetit (dixhital) demokrat se ishte ai kur ngrinte avionë dhe bombardonte qytete dhe ishte pikërisht ai që duhet të thërritej i pandehur në atë seancë gjyqësore.
Komentet:
” Zoti berisha Eshte per te ardhur keq ku ka perfunduar PD me lulin ne krye kemi Marr fund”
” Oo zoti sali mos haro kurr ca i bere ti zotrote popullit vite me par…sa arite ngrite avionat per te bombarduar qytetet…un spo i mbaj anen as zotit rama por ti sali ske goj te flasesh.”
“O sali duhet te ishe ti aty si i pandehur ..Po nejse here tjeter!”
Komentet të tjera:
LEXO.AL