osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta letër Bashës, Monit dhe aleatëve: Takohemi para të mërkurës…kam “antivideo përvëluese” për Dvoranin që desh më groposi me videon “fallco” të Priftit

Meta letër Bashës, Monit dhe aleatëve: Takohemi para të mërkurës…kam “antivideo përvëluese” për Dvoranin që desh më groposi me videon “fallco” të Priftit

asi futi në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi të padisë të hënën në Prokurori, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive jo parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt të 2019.

Ai i ka dërguar një letër kryedemokratit Lulzim Basha, kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe aleatëve të tjerë të djathtë ku shkruan se vendi është në një situatë dramatike dhe pasojat janë të paparashikueshme, ndërsa i fton në një takim para ditës së mërkurë.

Ditën e sotme Meta priti në një takim edhe kryetaren e Grupit Demokratik në Kuvend, Rudina Hajdari. Takimi u zhvillua mëngjesin e sotëm, ndërkohë që nuk dihet arsyeja dhe se çfarë është biseduar në këtë takim.

Dy ditë më parë në një intervistë televizive Meta i dha shuplakë të fortë edhe opozitës, tashmë joparlamentare, kur tha se “PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë se sa Presidentit. Me ato akte e veprime që kanë bërë deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë. PD dhe LSI i kanë lënë rrugë të hapur kapjes së institucioneve nga Rama. PD dhe LSI e kanë lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande. Por unë do flas dhe me popullin dhe ta dijnë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklaratë bëra në Pogradec dhe doli në 1 mijë media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit”.

Ditët e fundit, Presidenti Ilir Meta është përplasur me mazhorancën për sa i përket plotësimit me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pas emërimit pasditen e së mërkurës që lamë pas të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në ‘ngërç’ për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur.

Ndërkohë, kreu i PD, Lulzim Basha, reagoi mbrëmjen e djeshme në lidhje me këtë situatë, duke akuzuar edhe njëherë kryeministrin Rama se të gjitha janë lëvizje të tij për të kapur drejtësinë.

Letra drejtuar Opozitës jashtparlamentare për takim

Javën e ardhshme Meta thërret në takim edhe ish-ambasadorët e drejtuar nga Besnik Mustafaj
Burime nga Presidenca thonë se kreu i shtetit Ilir Meta pritet të ftojë për takim Këshillin e Ambasadorëve Ahqiptarë javën e ardhshme për t’i informuar për “situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit”, siç shprehen burimet. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një organizatë e pavarur, jo fitim prurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish- ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë “Berisha”.

Meta-Bashës, Kryemadhit dhe aleatëve: Vendi në situatë dramatike, pasojat të paparashikueshme! Takohemi para të mërkurës

Report Tv siguron letrën që presidenti Ilir Meta i ka dërguar partive aleate të djathta për të zhvilluar një takim. Në letër Meta shkruan se në takimin e thirrur do të diskutohet lidhur me situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme. Ai thotë se takimin duhet të zhvillohet përpara ditën së mërkurë.

“Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019.

Ju lutem nëpërmjet Kabinetit tuaj saktësimin e ditës dhe orës së përshtatshme të takimit, për ju dhe për kryetarët e partive të tjera”, shkruan Meta.

Letra i drejtohet kryedemokratit Lulzim Basha dhe për dijeni kryetares së LSI Monika Kryemadhi, kreut të PR, Fatmir Mediut, kreu të PAA Agron Duka, kreut të PBDNJ Vangjel Dule, kreut të PDK Nard Ndoka, kreut të LZHK Dashamir Shehi, kreut të Shpëtim Idrizi, dhe kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami.

Presidenca jo vetëm që do të padisë të hënë kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, por edhe do të paraqesë provë në prokurori, një video që sipas zëdhënësit të Ilir Metës, tregon dhunimin “që një bandë ka tentuar t’i bëjë kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese”. Në reagimin e zëdhënësit Tedi Blushi, nuk kuptohet qartë nëse video kompromentues që ai thotë se presidenca po e përgatit edhe në gjuhë të huaj, është për Dvoranin, apo ndonjë zyrtar tjetër. Pasi në reagim thuhet se “po administrohen prova të reja përvëluese që shtojnë mundësinë për të pasur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë”.Tashmë Meta në pamundësi për të bërë antimiting si ai kur Berisha i thyu dhëmbë e dhëmballë, do hakmerret me antividio me Dvoranin që desh e “groposi” për së gjalli.