Pas lajmit se avokat Goxhaj është helmuar dhe gjendet në spital, Jari u vu në alarm, pasi shikon një lidhje të drejtëpërdrejtë mes helmimit të tij, betejës së presidentit për Kushtetuesen, dhe çunit të Fahros:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Helmimi i avokat Goxhaj nuk më duket një punë e thjeshtë.
Siç e dini, Aleksandër Soros ka qenë javën që shkoi në Ohër dhe ka takuar Edi Ramën.
Ne kemi filmime që ai i ka dhënë Ramës një shishe të vogël në hollin e hotelit.
Kjo është e filmuar nga kamerat e hotelit dhe filmimet i ka Syri i Qimit.
Pastaj Rama ja ka dhënë shishen Erion Veliajt.
Ky e fundit sa e ka marrë, ka organizuar grupin e tij të gatshëm, që ndjek avokat Goxhaj, me porosi të Sorosit.
Në një moment, ata kanë gjetur Goxhajn pa mendje dhe ja kanë hedhur helmin në kafe, si Petro Ninit.
Kjo ka shkaktuar helmimin e tij.
Helmimi ka ndodhur në një kohë kur presidenti ka akuzuar diplomatët e Perëndimit si të korruptuar dhe të blerë nga Edi Rama.
Kjo do të thotë që Soros është hakmarrë ndaj akuzave, duke helmuar njeriun kryesor kundër tij në Shqipëri.
Po ti shtosh kësaj dhe faktin që Eni Vasili tentoi të nxjerrë jashtë djalin e Fahros nga studio me urdhër të Sorosit, pamja bëhet e plotë.
Djali i Fahros shpëtoi pa dalë nga studio, pasi Enit ju duk sikur ai i kërkoi falje pasi shau Top Channelin, pasi mendoi një moment që është akoma tek Nwes 24.
Kur e kuptoi që është tek Topi, kishte mbaruar emisioni.
Ndaj këto sulme të koordinuara ndaj Kushtetutës, avokat Goxhaj dhe djalit të Fahros, janë vepra të pastra të Sorosit.
Duhet t’i ndalim patjetër.
I juaji, Jari!”