Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar si mafioz kreun e KED-it, Ardian Dvorani.
“Shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, kapja e çdo institucioni tani nuk është më përjashtimi por rregulli. Kuraja me të cilën kjo maxhorancë dhe ky kryeministër u përpoqën të shkelnin dhe të dhunonin Kushtetutën, të uzurponin kompetencat e një institucioni tjetër siç është ai i Presidentit të Republikës, në mënyrë që të kapnin një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që me Kushtetutë nuk i takonte të emërohej as nga Edi Rama, as nga Ardian Dvorani por nga Presidenti i Republikës dhe lehtësia me të cilën u munduan ta kalojnë këtë tregon dimensionin e vërtetë kriminal të këtij plani për kapjen e çdo institucioni dhe është mbi të gjitha treguesi i paligjshmërisë totale ku noton vendi”, tha Basha.”t