osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një jetë dramatike që thyhet në mes! Profili i një prej këngëtarëve më të mëdhenj shqiptarë

Një jetë dramatike që thyhet në mes! Profili i një prej këngëtarëve më të mëdhenj shqiptarë

Luk Kaçaj ishte një prej atyre emrave të mëdhenj të skenës operistike shqiptare, një prej atyre vezullimeve të njimendta të krenarisë sonë kombëtare, një prej atyre të paktëve që dha kaq shumë për artin dhe mori kaq pak. Ai ishte ndoshta nga të rrallët që nuk pranoi ta shesë atdhetarinë me çfarë do lloj çmimi që ju ofrua, pavarësisht se po ky atdhe, guxoi t’i merrte gjithçka kishte të shtrenjtë, lirinë, krenarinë, të drejtën për të besuar te vlerat e larta të patriotizmit, me të cilat ai u mbrujt dhe u gatua.

Një jetë dramatike që thyhet në mes. Profili i një prej këngëtarëve më të mëdhenj shqiptarë, ai që sipas Kadaresë mund të ishte nga më të mëdhenjtë në Evropë, i vr, arë nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe miqtë e tij që e spiunuan. Dosja e plotë e artistit që dashuronte Fishtën, që parathoshte dështimin e socializmit në Shqipëri, që thoshte se vendi ishte nën diktaturë dhe që pati kurajën të pranonte për veten se ishte “armik i popullit”

Kalvari i mundimeve të tij është sinonim i Golgotës së gjithë asaj plejade artistësh dhe intelektualësh të kalibrit botëror, të cilët hoqë mbi vete mundimet dhe persekutimin e diktaturës komuniste për “krimin” e vetëm se ishin patriot, ishin dinjiteti i një kombi, ishin tharmi i mburrjes nacionale në botë.

Gjithçka nisi në vitin 1966… kur Ramiz Alia, në kuadrin e “Revolucionit Kultural” e largoi virtuozin nga skena!

Lukën nuk e linte të qetë një pyetje drejtuar vetes: “Mos vallë… ky asht fundi im…!?”

Parandiente atë që do të ngjiste me 28 Maji 1973…kur sigurimi i shtetit do ti vinte hekurat në prani të studentëve dhe pedagogëve, në hollin e Akademisë së Arteve të Bukura, me etiketën e njohur të “rrezikshmërisë shoqërore, dhe në emër të popullit arrestohet si armik i tij…”. I akuzuar për “Agjitacion dhe propogandë” ky zë premtues do të shuhej pikërisht kur Shqipërisë i duheshin emrat e mëdhenj, i duheshin kapacitete të jashtëzakonshme artistike, ata që do të ishin diplomatë më të besueshëm në arenën ndërkombëtare. Por diktatura dinte të mbyste me thonj e me hekur çdo rreze krenarie, çdo virtuozitet, dhe mundtte ta bënte këtë pa pendim.

Kështu nis rrëfimi i atij burri të pashoq, atij talenti virtuoz, atij basit më të shaur të belkantos, Luk Kaçaj:

Unë dua t’ua faktoj në mënyrën më të sinqertë që mund të ekzistojë. Bazuar kjo në dokumente që si të tilla ato mbeten vetëm dokumente, të cilave u jam referuar edhe gjatë izolimit në bu, rg.

Një ditë, pa pritur e pa kujtuar, ditë e diel, vjen në bu, rgun ku vuaja dë, nimin, hetuesi e më thotë: Bëhu gati, vishu mirë.

Unë vesha kostumin, ata më hapën derën, dola. Luka, – më thotë hetuesi im.

– Ka ardhur kryetari i hetuesisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme Kapllan Zako. Kërkon të bisedojë me ty. Mirë, – i them, hetuesi kësaj radhe nuk po më drejtohej me i pandehur.

Hymë në dhomë. Që atij i kishte lindur një respekt për mua po e tregonte biseda më vonë. Ulur në karrige m’u drejtua: – Tani do të më kallzosh jetën tënde, – vazhdoi folësi i pranishëm, – pa e zgjatur shumë, e do të më tregosh pse kanë ndodhë këto punë, (ishte fjala për arsyen e dë, nimit të L. Kaçajt për agjitacion e propagandë – shën. ynë).

Ia shpjegova të gjitha një për një. Gjithçka ka filluar që më 1965 që u ndaluan veprat muzikore të gjenive të botës, – theksova në atë bisedë. U ndalua gjithçka me ligj, mos të interpretohej, kur e tërë bota artistike frymëzohej nga këta gjeni të muzikës. Tek ne gjithçka u ndalua. Unë tjetër prirje, as të keqe – nënvizimi ynë, nuk ka patur me shtetin. Vetëm këtë dëshirë dhe pasion adhurues pas gjenive të botës muzikore. Dhe kjo më bëri të bie këtu ku jam. Ndoshta edhe kam gabuar duke folur, sepse u dhashë pak edhe pas pijes më tepër. Këto kanë qenë arsyet kryesore, Arti, vetëm Arti.

– Tani më kallzo edhe një herë para meje, – më tha. – Këtu nuk je më në hetuesi, Lukë, kam ardhur të bisedoj unë me ty.

– Dakord, – i thashë. – Çfarë të di do t’u përgjigjem, por ndoshta mund të ngatërrohem se çfarë kam shkruar dhe të kallëzojë hetuesi se ç’kam shkruar. Ju e dini për çfarë jam brenda, – vazhdova. Të më qesin në vijë për kam shkruar hetuesi. Ky i fundit i tha: e ndihmoj unë.

– Tani do të më kallëzosh ofertat ndërkombëtare, – vazhdoi i pranishmi, si mbaroi fjalën e vet hetuesi. Ç’oferta keni patur për t’u blerë nga të huajt?

– Më 1947 kam qenë në Pragë, – vazhdova në përgjigje të interesimit të folësit, – një muaj në festivalin e parë botëror të rinisë, që zhvillohej në pijacën e Pragës, ku sot është parlamenti. Në një dyqan aty vinë dy njerëz të panjohur dhe më drejtohen: Ju jeni shqiptari Luka? Më falni, u thashë! Edhe pse anglisht nuk dija, e kapa fjalën e tyre ku synonte. Atëherë ata më folën italisht ku unë i kuptova krejt mirë. Ftesa ishte kjo nga ana e këtyre dy të panjohurve: Brenda dy orësh a dëshironi të niseni për Londër? Kemi evionin dhe me të gjithë të tjerët nisemi brenda dy orësh. Unë i kam thënë, ju falënderoj, nuk kam nevojë. Kjo është oferta e parë. E dyta ka qenë në tetor 1955 gjatë një koncerti që dhamë në Berlin para një publiku në formë amfiteatri që zinte 5000 vetë. Për mua nuk kishte ndonjë vështirësi, aty këndova në 4 gjuhë të huaja. Më duket se atëherë s’ka qenë bërë Muri i Berlinit, ky i fundit i takon vitit 1958. Kur dal nga koncerti të shkoj tek shokët e mi, dy vetë të panjohur ma bënë me dorë: Hajde urdhëro! Ishin të veshur me kapele republike, me pardesy, se ishte fresk tetori në Gjermani. Në koncert unë këndova në gjermanisht. Nuk e dija gjuhën aq fort, por me shqiptue e shqiptoja bukur. Kam kënduar me dhjetëra pjesë në gjermanisht dhe e studjoja për hir të stilistikës. Filluan të panjohurit me më folë në gjermanisht: Unë u përgjigjem: Nichts verstehen (nuk kuptoj asgjë).

E panë shpejt se e kanë të kotë me bisedue me mue. Atëherë hapën xhaketën, me nxorën çekun prej 150. 000 markash të vitit 1955. Sot kjo vlerë i kalon 25-30 milion. Mandej thonë, ke të tjera. U kamë thënë të vetmen fjalë: Faleminderit në gjuhën e tyre. Dhe vazhdova, nuk jam unë për këtë punë. Jam nisur të përfaqësoj shtetin tim. Kjo ishte në tetor 1955. Kurse në 1960 kam qenë në turne me Avni Mulën dhe Ibrahim Tukiçin në Poloni. Sapo mbaruam koncertin, do të lutem të më kuptoni se ka gjëra që duhen deshifruar pak se kanë vlerë edhe për kolegët e mi, jo vetëm për mua. Mbas aktit të parë të “Berberit të Seviljes” në Varshavë po pinim një çaj me Avni Mulën, se Avniu mori pjesë me mua në këtë koncert. Ndërkohë më thërret drejtori i Varshavës, drejtori i Teatrit të Operas e Baletit të kryeqytetit polak. Si na priti në një mënyrë të jashtëzakonshme duka na uruar me superlativat më të mëdhenj na thotë: Ju keni lindur për skenë, por më falni, në seu them një të drejtë: E para herë në jetën time që dëgjoj muzikë are të Don Bazilios. Deri më sot kemi dëgjuar vetëm recitative për arie. Këtë do ta mbaj mend deri sa të vdes. Ju lutem mos e lini me kaq, por të vini e të shfaqni opera të tjera më vonë. Ku e dinim ne mor vëlla se do të prisheshim me ta në tetor, a kur qe ajo punë. Por nuk mund të mos kujtoj se pas atij suksesi të jashtëzakonshëm, asnjë nga artistët polakë që mori pjesë në atë shfaqje me mua, as Avni Mulës nuk na e dhanë dorën për të na uruar. Kjo ndodhi se suksesi ynë qe një përmbysje e plotë e gjithçkaje që deri në atë moment duket atje njihej si sukses i jashtëzakonshëm, në këtë lëm muzikor. Shqiptarët përballuan suksesin e madh, tepër sfidant e të pyetet gjallë është Avni Mula. Asgjë nuk po trilloj, por po them thjeshtë të Vërtetën e madhe. Në 1960, mos harroj 10-11 janar, banoja në katin e 3-të në hotel Briston-Varshavë. Isha vetëm në hotel duke bërë përgatitjet për t’u kthyer në Shqipëri. Ndërkohë troket dera. U përgjigjem rusisht me mendimin se mos janë rusë. Ishin tre vetë.

Qetësohuni, shprehen të porsaardhurit pas fjalës sime: Urdhëroni. Nuk lëviza fare nga tavolina ku po rrija. Urdhëroni, po u dëgjoj, vazhdova vetë. Përpara se të fillojmë bisedën, më thanë ata, dëshirojmë të prezantohemi. Me kë kam nderin të flas, ndërhyj unë. Ne jemi jugosllavë, u përgjigjën të tre njëzëri. Unë jam përfaqësues i Minstrisë së Tregtisë së Jashtme dhe përfaqësues i Ministrisë së Arsim e Kulturës së Beogradit, u vet prezantuan të sapoardhurit herë njëri, herë tjetri. Shumë i kënaqur, u përgjigjem. Edhe unë jam artist i popullit shqiptar. Ju, vazhduan ata, ju njohim shumë mirë. Na keni pasur pas jush gjithkund, në tërë shfaqjet. Kemi qenë këmba-këmbës në një sërë koncertesh, madje në 10-12 apo 15 shtete të botës, por interpretime të tilla s’kemi dëgjuar. Ju falenderoj, u thashë. S’ka përse, m’u përgjigjën. Ky është konkluzioni ynë. Dy prej tyre flisnin rusisht, kurse ai i Ministrisë së Arsim-Kulturës nuk dinte. Ne kemi ardhur me propozim konkret, vazhduan ata. Urdhëroni flisni, u them, po ju dëgjoj. Meqenëse keni të tilla veti, vazhduan ata, një kulturë kaq të madhe, një talent kaq të madh, kot e keni që rrini atje. Për t’i rënë shkurt bisedës, zoti Kadri, me ardhë me ne, më thonë të panjohurit deri atëherë. Nuk keni nevojë për asgjë, më thonë. Ju marrim me vete ne. Dëgjoni, shokë, u drejtohem unë rusisht. Veni mendjen mirë. Njëherë në jetën time po të kisha dëshirën për të ardhur tek ju nuk ka patur nevojë me pritë ofertën tuaj. Shtëpinë time e kam në kufi me ju. Ata mbetën shtang dhe kur po dilnin për dere më thanë këto fjalë, të cilat ia kallzova edhe kryetarit të hetuesisë, K. Sakos.

Na falni për shqetësimin, me ironi, s’di dhija ç’është tagjia. Ju falenderoj për vizitën, mbylla bisedën me ta. Atëherë më thotë Kapllan Sako, kur ishe në Gjermani me çek në dorë, a ke qenë beqar, apo i martuar. Jo as i fejuar, as i martuar. Pas 6-7 muajsh pasi u ktheva jam martuar. Atëherë me më kallzu të vërtetën, më thotë: Pse nuk ike? Më falni, zoti kryetar, i drejtohem kryehetuesit të Republikës, po kush nuk e do atdheun e vet, nuk i duhet askujt gjë në botë. Së dyti, atë që kam mësuar në shkollë, në Shqipëri e jashtë saj kam dashur t’ia kthej përsëri popullit tim. Se sa vlej e tek vlej as unë s’e di. Së treti, kurrë në jetën time paraja s’më ka korruptuar dhe nuk dua të di gjë për të. Edhe sot nuk kam ndryshuar mendim, ashtu jam. Nuk ia kam ditur vlerën dhe nuk dua t’ia di deri sa të vdes! Së katërti, kam patur nënë, baba, vëllezër e motra, njerëzit e mi më të dashur të shpirtit tim. Nuk kam jetuar me ta, por në zemër i kam patur dhe i kam. Të lumtë! Edhe një herë, të lumtë, më tha kryetari. A ka mundësi, zoti kryetar, i thashë, të bëj një pyetje? Urdhëro, fol, fol çfarë të duash, vazhdoi. Ju a keni njerëz me shërbim në Gjermani, i drejtohem, apo në Francë, Fjala është për punonjës të aparatit shtetëror? Po, më tha ai. A u kanë lënë hijen, i thashë? Po, kjo është e vërtetë, më tha ai. Të lumtë! Kaq më tha kryetari i hetuesisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga jeta

Lukë Kaçaj lindi më 19 korrik 1926, në Bajzë të Malësisë së Madhe. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjimnazin e Jezuitëve në Shkodër, me mësues At Martin Gjoka dhe që në këtë kohë ai shfaqi dhunti të pazakonta muzikore. “Nga një copë fushë mes malesh, nga Bajza e Kastratit, do të zbriste edhe Luk Kaçaj për në shkollën e etërve dhe falë zërit të tij do të bëhej pjesë e korit të At Filip Mazrekut, At Martin Gjokës e Prenkë Jakovës, së bashku me ata emra që e themeluan muzikën shqiptare si Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tish Daija etj. Mësuesit françeskanë, metaforikisht malin po e afronin me detin në një shkollë qytetase, e thënë kjo me gjuhën e Koliqit.

Luk Kaçaj ra në sy vrullshëm dhe u dërgua të studionte në konservatorin “Çajkovski”, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme në skena të ndryshme të botës. Shumë herët iu desh të mbante barrën e krahasimit me të madhin Shaljapin, ose “Albanskij Shaljapin”. Muzika e varfër shqiptare duket e kishte të vështirë ta kapërdinte këtë kafshatë të madhe. Në kursin e Belkantos spikaste shqiptari Luk Kaçaj, bullgari Nikolai Ghiaurov dhe rusi Sasha Vedernikov”, shkruan për të Agron Gjekmarkaj.

Pas çlirimit, në vitet 1947-1950, punon në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist.

Në vitet 1950-1955 kryen studimet e larta për kanto pranë Konservatorit P.I. Tchaikowsky, në Moskë dhe që në atë vit emërohet solist në TOB. Ndërkaq, që në kohën e studimeve Kaçaj ishte aktivizuar dhe në disa aktivitete ndërkombëtare, duke marrë edhe çmime.

Në TOB realizon mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e të preferuar në Shqipëri. Në vitin 1966 emërohet pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve dhe jep kontributin e tij të çmuar në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve.

Kjo karrierë ndërpritet në vitin 1973, kur Luk Kaçaj bu, rgoset nga regjimi i asaj kohe. Del nga bu, rgu në vitin 1991 dhe vazhdon të aktivizohet në jetën muzikore shqiptare.

Lukë Kaçaj vdiq më 7 shtator 2001 në Laç. Pas vdekjes Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i jep dekoratën “Nderi i Kombit”. /Zanimalsise.com