Jari po e ndjek me vëmendje çështjen e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe sidomos vendin ku u u betua anëtarja e re para noteres.
Meqë Ilir Meta e ka bërë dekretin për emërimin e Marsidës në Aeroport, ka shumë mundësi që Vorpsi ta ketë bërë këtë si kundërpërgjigje për mungesën e seriozitetit të presidentit.
Ndaj Jari vendosi të sqarojë demokratët:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Kjo që ka bërë sot Arta Vorpsi është një lëvizje e qëllimshme për t’u tallur me zyrën e presidentit.
Ata duan që të delegjitimojnë zyrën e presidentit, meqë ai u nxitua dhe e bëri dekretimin e Marsidës në aeroport.
Por kjo nuk është e vërtetë.
Së pari, presidenti para se të bëjë dekretimin, ka nevojë për një periudhë reflektimi disa orëshe dhe udhëtimi me avion është një oaz reflektimi.
Gjatë udhëtimit ai e shkarkoi me mendje Arta Vorpsin, si Zhukovin në ajër, dhe kur zbriti në tokë nuk mund të linte boshllëk, ndaj u kërkoi njerëzve të zyrës t’i çonin dekretin në Rinas.
Plus kësaj, Unaza e Re ishte në flakë dhe ai mund të vonohej.
Kjo është arsyeja kryesore që e firmosi në Rinas.
Arsyeja e dytë, pak më morale, është se nuk mund të dukej sikur trembej nga Vorpsi, pasi sapo të merrnin vesh që ai kishte zbritur në Tiranë dhe akoma nuk e kishte shkarkuar, do trimëroheshin kot.
Ju e dini që zoti Meta nuk duron dot karshillëqe të tilla.
E treat, dhe këtë e ka me këta amerikanët e gjermanët, kjo punë nuk mund të bëhet pa pazar.
Ata nëse duan Gjykatë Kushtetuese, duhet të ulen të flasin, e t’i japing garanci që ajo nuk e shkarkon.
Pas kësaj mund të biem dakord që palët të tërhiqen.
Por ata nuk mund t’i bëjnë karshillëk presidentit, se ne jemi vend i pavarur, sovran dhe nuk kemi pyetur kurrë për presionet e reaksionit botëror.
I juaji, Jari!”