Në Panairin e Librit këtë vit, ka pasur emra të rinj që janë bërë pjesë, personazhe të njohur që i janë bashkuar si autorë të librave të tyre. Një situatë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Kastro Zizos, i cili e ka ironizuar prezantimin e këtyre personazheve me botimet përkatëse.
“Ka qenë dikur tregu muzikor si puna e gjetheve; shiteshin kur mbaronin mbarëzimin apo pjelljen…në verë kur vinin emigrantët dhe në dimër kur emigrantët kërkonin ngrohtësi. Të gjithë donin të blinin diçka dhe ajo ishte muzika e nxjerrë nëpër kaseta të prodhuara nëpër bodrume gjysmë bullgare. Kohët kanë evuoluar dhe tashmë jemi intelektualë!”, është kjo vetëm një pjesë e shkëputur nga shkrimi i Kastros, i cili ka vënë në dukje se tashmë të gjithë kanë mundësinë të nxjerrin një herë në vit një libër të tyrin.
“Ta gëzoni ‘Pazarin e Librit’! T’fala!”, ka përfunduar këngëtari, duke shprehur kështu qëndrimin e tij lidhur me përfaqësimin e figurave të shoëbizit, e jo vetëm, në Panairin e Librit këtë vit. Kujtojmë se ndër personazhe gjejmë emrin e Arbana Osmanit, Anxhela Martinit, Iva Tiços, Ornela Vorpsit, Blendi Fevziut, Elia Zaharias e Andi Bejtjes.