osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Nuk përmbusha pritshmëritë”, Arta Marku në KLP: Ndikoi reforma e kufizimi i kompetencave! Vizioni im, nëse fitoj mandatin

“Nuk përmbusha pritshmëritë”, Arta Marku në KLP: Ndikoi reforma e kufizimi i kompetencave! Vizioni im, nëse fitoj mandatin

Gjatë raportimit të saj në KLP, ku po zhvillohet seanca dëgjimore me kandidatët për prokuror të përgjithshëm, Arta Marku pranoi se nuk ka përmbushur pritshmëritë e publikut në postin që mban prej dy vitesh.

Pritshmëritë kanë qenë të larta, lidheshin me cështje konkrete, megjithatë për shkak të kompetencave të kufizuara nuk kam arritur të realizoj pritshmëritë, hetimi është jashtë Prokurorit të Përgjithshëm, aksush nuk është kujdesur të sqaroj një herë e mirë që roli i Prokurorisë të Përgjithshme ka ndryshuar, tanimë është me rol simbolik për sistemin në tërësi dhe të munguar në hetimin e cështjeve konkrete. Nuk i kam realizuar pritshmëritë, po jo për fajin tim apo aftësive profesionale, po për shkak të reformës në veprim e sipër dhe kompetencave të kufizuara. Nëse do kthehesha pas, nuk do bëja asgjë më shumë e asgjë më ndryshe për shkak të kompetencave. Prokuroria ka qenë i vetmi inst. që ka funksionuar me kohë të plotë.” tha Marku ndërsa u ndal edhe në vizionin e saj për Prokurorinë e Përgjithshme nëse fiton mandatin për këtë post.

“Nëse do zgjidhem sfidat janë të mëdha: përmirësimi i treguesve të punës, pavarësisht terrenit si punojnë, për shkak të numrit të kufizuar për shkak të shkarkimeve, rritje e besimit në sistemin e prokurorisë dhe tregues statistikorë të saktë.

Çdo drejtues institucioni, duhet të ketë një vizion, një mënyrë si e sheh institucion pas disa kohësh. Vizioni im është që drejtuar nga kushtetuta t’i kontribuoj forcmimit e konsolidimit të pavarësisië të prokurorëve, rritje të aksesist të publikut në sistem pa cënuar sekretin hetimor.

Misioni im si prokuror i përgjithshëm do ishte zbatimi i parimit të ligjit në mbrojtje të interesave të ligjit. ushtrimi i funksioneve duke ushtruar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të jap kontributin tim në zhvillimin, njësimin e praktikës gjyqësore, në rivendosjen e të drejtave dhe rikthimin e lirive themelore të cënuara.” tha Marku

Ajo shtoi se për të përmbushur misionin dhe vizionin e saj ka disa prioritete. “Një fuqizim i drejtorisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme pasi aty do jetë pesha më e madhe e punës pas vënies në funksion të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë. Ka një numër të madh çështjesh të akumuluara. Duhet shtuar numri i prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme pasi aty po punohet me një nr të vogël prokurorësh. Gjithashtu është me shumë rëndësi komandimi i magjistratëve. Një prioritet i rëndësishëm është dhe forcimi i sektorit të dekriminalizimit. Prioritet trajnimet e OPGj dhe punonjësve të administratës”, tha Marku.

Pyetjes së kreut të KLP, Gent Ibrahimi se si e shikon në perspektivë bashkëjetesën mes PP dhe KLP, Marku iu përgjigj: “KLP dhe PP janë dy institucione që nuk mund të funksiojnë pa njëra-tjetrën. KLP menaxhon burimet njerëzore ndërsa PP menaxhon produktin e këtyre burimeve njerëzore. Në ligj nuk parashikohet se si mund të bashkëpunojnë këto institucione, nuk ka asnjë dispozitë. Megjithatë unë mendoj që duhet bashkëpunim dhe brendakompetencave që ka secili institucion. Nuk ka asnjë konflikt interesi për bashkëpunimin institucional”.

Marku theksoi se si Prokurore e Përgjithshme me mandat të plotë do zbatojë kompetencat që parashikon ligji. “Ku ka problematika do tentohet të unifikohen qëndrimet pa ndikuar në pavarësinë e brendshme të prokurorëve”, u shpreh ajo.