Kryeministri, Edi Rama ka ftuar qytetarët që të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, ku do të mbahet takimi i madh për bujqësinë. Rama njofton se njerëzit që punojnë tokën do të jenë në shesh me produktet e tyre më të mira.
“Me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.