“Mos shko në shtrat me ata që nuk lexojnë”, ishte shprehja e ish-ministres Mirela Kumbaro që mori vëmendje të madhe mediatike dhe në rrjetet sociale.
E ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, deputetja socialiste u shpreh se nuk duhet të shkoni në shtrat me dikë që nuk ka libra në shtëpi pasi sipas saj nuk ju kupton dhe nuk arrin të futet në ndjenjat tuaja.Ndërkohë tha se ja pa hajrin publikimit të shprehjes pasi mori vëmendje më tepër se 4 vite fushata.
Mirela Kumbaro: “Do kishte qenë shumë mirë nëse shprehja do ishte e imja. Unë kisha meritën që e përzgjodha dhe e rishpërndava, që mos shkoni në shtrat me dikë që ju shihni se në shtëpinë e tij nuk ka libra.
Sepse ai njeri nuk do dijë të komunikojë, nuk do dijë t’ju kuptojë, të futet në ndjenjat tuaja dhe nëse nuk ka ndjenja nuk ia vlen asgjë tjetër. Kjo ishte ideja. Unë thjesht bëra share në Tëitter këtë artikull të regjisorit amerikan.
E vetmja gjë që bëra sepse e gjeta shumë të goditur. Dhe tërhoqa vëmendjen shumë më tepër se 4 vite fushata. Ja pashë hajrin sepse ndërkohë pas asaj ne filluam një lëvizje kombëtare ku pati shumë më tepër reagime, ndjekje. Edhe mediat kur vinin për të ndjekur aktivitetin bënin atë pyetje.”