Një natë më parë në selinë e Partisë Demokratike u mblodhën grupet parlamentar të PD-së dhe LSI-së, ku veç vendimit për aksion të përbashkët dhe mosbindjes civile, ka pasur edhe incidente.
Incidenti është regjistruar gjatë kohës që ka qenë duke folur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila është shprehur se është e gatshme që t’i bie sërish Edi Ramës, jo më vetëm me çizme, por edhe me këpucë, drurë e gurë derisa ai të largohet pasi e ka mbushur kupën. Ndërsa ka kërkuar që opozita të jetë e bashkuar si një trup i vetëm për të rrëzuar Ramën nga qeveria, raporton CNA.
Pas kësaj deklarate në sallë ka shpërthyer e qeshura, ndërsa ka ndërhyrë dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh një nga 3 nën-kryetarët e degës së PD-së në Durrës, Pëllumb Berisha. Ish-deputeti Berisha, ka ironizuar kryetaren e LSI-së, teksa i ka thënë, “Monika ne kemi 5 vjet në opozitë, ju ende nuk keni 5 muaj dhe ende nuk ju është ftohur karrigia”.