osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

PS gati ligjin për ndëshkimin e rrjetit “KÇK”! Rama mbledh në takim deputetët: Paralajmëron furtunë brenda nëntorit

PS gati ligjin për ndëshkimin e rrjetit “KÇK”! Rama mbledh në takim deputetët: Paralajmëron furtunë brenda nëntorit

Partia Socialiste ka paralajmëruar se e ka gati draftin për të ndëshkuar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar të njohur ndryshe si rrjeti “KÇK”. Ditën e djeshme pak para se socialistët të mbanin në parkun Olimpik takimin “Ti zgjedh”, nga i cili do të dalin delegatët e Kongresit, që më pas do të përzgjedhin kryesinë e PS dhe më pas sekretariatin, kryeministri ka zhvilluar një takim me deputetët që po punojnë për hartimin e Ligjit Special.

Pjesë e grupit të punës janë deputetet Klotilda Ferhati, Eglantina Gjermeni dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilat kanë informuar dje shefin e qeverisë se projektligji kundër “KCK” është drejt fundit dhe pritet të shkojë në Kuvend për t’u diskutuar në komisionet parlamentare. Sipas informacioneve, mësohet se drafti në fjalë do të ketë si përparësi kryesore ndëshkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të mbetur në veting. Të ngelurit në veting janë një kategori zyrtarësh të shtetit, për të cilët Bundestagu gjerman ka kërkuar hetim dhe ndjekje penale për të ngelurit në veting, kështu që edhe mazhoranca qeverisëse nuk ka humbur kohë dhe po përgatit ligjin për ndëshkimin e tyre.

Po ashtu, në projektligjin që është drejt fundit, socialistët po mendojnë që përmes tij të ndëshkojnë edhe prokurorët dhe gjyqtarët që nuk kanë dalë ende para vetingut dhe që po shfrytëzojnë këtë kohë për të fituar ofiqe. Madje, mësohet se mazhoranca është kujdesur që draftin në fjalë ta përpilojë në mënyrë që të mos shkaktojë debate dhe të mos bjerë ndesh me Kushtetutën.

Rama paralajmëron furtunë brenda nëntorit

Por ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi dje se brenda muajit nëntor nis ofensiva kundër rrjetit “KCK”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë teka zbuloi arsyen se përse mungoi nëtakimin “Ti zgjedh”, njoftoi se dje është mbledhur grupi i punës për Ligjin Special dhe se brenda nëntorit sipas tij, fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e “KÇK”. “Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK-së. Tani për Ohër, ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale. Kur dal përditë “pse del përditë?” pse del përditë, kur s’dal ca ditë “çfarë ka që s’del përditë?”, historia e vjetër “hip se të vrava zbrit se të vrava”.

Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër”, deklaroi ai. Pra, socialistët janë të vendosur për të ndëshkuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Ndërkohë, katër ditë më parë duke folur në takimin me qytetarët dhe bizneset që kanë gjetur zgjidhje në platformën “Shqipëriaqëduam.al”, kryeministri Edi Rama u rikthye edhe një herë tek ajo që e ka cilësuar KÇK (Kap ç’të kapësh), duke folur rreth masave speciale që do të merren për të gjithë ata gjyqtarë që duke ditur se do të shkarkohen nga vetingu bëjnë shkelje të ligjit. “Sot është e vështirë të mendosh të shkosh në gjykatë për të zgjedhur problemin. Shumë nga “xhagajdurët” që janë në sistem dhe që e dinë vetë që nuk e kalojën filtrin e vetingut janë lëshuar KÇK. Është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri. Kjo është e veshur me ligj dhe vepron si organizatë grabitësish ordinerë.

Po bëhemi gati që paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën krimit të organizuar në një nivel të lartë, ne do të çojmë në Parlament masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK. Më herët se vonë do të shihen në praktikë rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë qoftë ndaj krimit të organizuar qoftë ndaj KÇK”, nënvizoi Rama./Rigels Seliman