osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deklarata tronditëse e Rusisë: Jemi në prag të luftës së fundit të historisë njerëzore

Deklarata tronditëse e Rusisë: Jemi në prag të luftës së fundit të historisë njerëzore

Evgeny Buzhinskiy, i cili i shërbeu 41 vjet ushtrisë ruse, tha se përjashtimi i diplomatëve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar është më e “keqe se sa Lufta e Ftohtë”.

Ish-gjenerali rus e ka paralajmëruar botën se është në prag të “luftës së fundit në historinë e njerëzimit” në mes të pasojave diplomatike mbi helmimin e një spiuni në Mbretërinë e Bashkuar

“Një luftë e vërtetë. Më e tmerrshme se sa Lufta e Ftohtë është një luftë e vërtetë. Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit”, shtoi ai.

Kur prezantuesi e pyeti nëse çështja Skripal mund të çonte drejtpërdrejt në luftë, Buzhinski u përgjigj: “Jo helmimi, por presioni.”

“Shtet e Bashkuara po e shtyjnë këtë çështje vazhdimisht. Çfarë po dëshirojnë të arrijnë ata? Do të arrini ndryshimin e regjimit? Është e padobishme,” shtoi ai.

“Ju nuk i njihni rusët. Sa më shumë që i bëni presion, aq më shumë shoqëria i afrohet presidentit.”
“Ju na dëboni diplomatët, ne i dëbojmë diplomatët tuaj, ju dëboni vazhdimisht, cili është hapi i radhës? Kjo është një shkelje e marrëdhënineve diplomatike.”

“Për ta mbërthyer Rusinë është një gjë shumë e rrezikshme,” theksoi ai.

Britania dhe aleatët e saj kanë akuzuar shtetin e Rusisë në ndërhyrjen e helmimit të ish-spiuit të dyfishtë dhe vajzës së tij në Salisbury muajin e kaluar, raporton “DailyMail”, transmeton “Periskopi”.

Hetuesit thanë se një agjent nervo VX i grupit Novichok është zhvilluar në Rusi, e cila më pas ishte përdorur në helmimin e Skripas dhe vajzës së tij.

Mjekët thonë se Julia nuk është më në gjendje kritike dhe po “përmirësohet me shpejtësi”, ndërsa babai i saj është ende në gjendje kritike.