osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Prokurorët mbledhje urgjente! Si po tentohet të shpëtohet Basha nga SPAK për lobimet?! Ja rapaskenat, të hënën riverifikim dosjes

Prokurorët mbledhje urgjente! Si po tentohet të shpëtohet Basha nga SPAK për lobimet?! Ja rapaskenat, të hënën riverifikim dosjes

Vendimi për të mbyllur hetimin për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me vetëm një akuza ka sjellë pakënaqësi në politikë, ndërsa përplasjet në Prokurorinëe Tiranës janë shtuar ndjeshëm. Ndonëse duhej që akt-padia të firmosej nga tre prokurorët që hetuan çështjen, nuk ka ndodhur realisht kështu, duke ngritur dyshime se po tentohet që Basha të dalë i pa lagur në këtë mes. Por duket se lepuri fle diku tjetër.

Mbyllja e hetimeve u bë vetëm dy javë para ngritjes së SPAK, pasi më 25 nëntor pritet që të ngrihet Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Në bazë të ligjit, çdo akuzë për deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra, kryebashkiak dhe ish-kryebashkiakë është subjekt e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Kjo do të thotë se dosja për lobimet e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritej të transferohej tek Prokuroria Speciale, duke qenë se Basha është ish-deputet dhe ish-ministër.

Por nëse ajo kalon për gjykim, nuk ndodh kështu pasi i shpëton dhe Gjykatës së Posaçme. Sipas ligjit, sa i takon çështjeve në gjykim, te Gjykata e Posaçme kalojnë vetëm dosjet që janë në gjykim te Krimet e Rënda. Pra Basha i shpëton Prokurorisë së Posaçme dhe gjykimi realizohet nga Gjykata e Tiranës.

Përplasjet në prokurori

Dosja ndaj Bashës ka shkaktuar përplasje në prokurori. Mënyra se si u mbyllën hetimet është e dyshimtë, pasi prokurori Kol Hysenaj, nuk është informuar fare për këtë vendim, ndërkohë që krejt papritur ra edhe akuza për pastrim parash. Sipas burimeve, dosja është protokolluar dhe është bëra gati për të shkuar në Gjykatën e Tiranës, por po has kundërshti brenda Prokurorisë së Tiranës. Burime shumë të sigurta nga organi i akuzës, i pohuan gazetës se tre prokurorët e dosjes, Gjergji Tako, Ervin Karanxha, Kol Hysenaj dhe kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj do të zhvillojnë nesër një mbledhje për të diskutuar për çështjen në fjalë, ku do bëhet një riverifikim i dosjes. Në këtë mbledhje do të diskutohet çfarë ka ndryshuar në dosje, pse kanë rënë akuzat për pastrim parash dhe pse është vepruar në këtë mënyrë nga dy prokurorët Tako dhe Karanxha, duke përjashtuar prokurorin e tretë Hysenaj.

Kështu që, në këtë mbledhje pritet të vendoset për vendimin final, ku dosja do të dërgohet në Gjykatën e Tiranës. Sipas burimeve pritet qëgjithçka mund të lihet në dorë të gjykatës nëse do të pranohet apo do të kthehet për rishikim. Po ashtu edhe sa i takon akuzës për pastrim parash, tanimë kjo është në dorë të gjykatës, pasi është kjo e fundit që vendos, duke qenë se në akt-padi prokurorët kërkojnë që të pushohet si akuza. Pra, me ndryshimet e reja që u bënë në kudër të paketës së reformës në drejtësi, tagrin për të pushuar një akuzë e ka gjykata dhe jo prokuroria. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nesër se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Reagon kryeprokurorja Imeraj

Por sa i takon faktit që njëri prej tre prokurorëve të dosjes “Basha”, Kol Hysenaj, nuk është vënë në dijeni nga dy prokurorët e tjerë të çështjes për vendimin e marrë në lidhje me përfundimin e hetimeve, dje ka folur edhe kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit gjatë një prononcimi për “TCH” deklaroi se prokurorët Tako dhe Karanxha do japin llogari se përse ndryshuan qëndrim për akuzat. “Dy nga tre prokurorët e dosjes Basha, do ju duhet të arsyetojnë në mënyrë të shkruar se çfarë rrethanash ndikuan në ndryshimin e qëndrimit nga ana e tyre, duke qenë së është e njëjta gjendje e akteve që nga momenti që e kanë marrë z. Basha në cilësinë e të pandehurit në qershor të vitit 2019”, deklaroi ajo.

Po ashtu, zonja Imeraj theksoi se Karanxha dhe Tako, do të duhet të shpjegojnë edhe bazën ligjore të mosnjoftimit të kolegut të tyre Hysenaj. “Së dyti, dy nga tre prokurorët duhet të shpjegojnë se me çfarë baze ligjore kanë mënjanuar nga dosja prokurorin e tretë, duke mos i bërë me dije veprimet që po kryheshin dhe pse duhej bërë kjo, pa ndërmarrë asnjë veprim procedural”, u shpreh ajo. Ndërkohë, zonja Imeraj theksoi se kjo çështje është në dorën e saj për zgjidhjen e situatës, duke qenë se është kryeprokurore e Tiranës.

“Së treti, Drejtuesi i Prokurorisë ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë me anë të udhëzimeve për zgjidhjen e situatës dhe verifikimin e vlefshmërisë së veprimeve të prokurorëve Karanxha dhe Tako”, nënvizoi Imeraj./Rigels Seliman