Konflikti mes Gent Strazimirit dhe kryetarit të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu nisi gjatë debateve në Kryesinë e PD, ndërsa diskutohej për masat që duhen marrë për mosbindjen civile.
Strazimiri kishte marr rolin e protagonistit kryesor dhe po jepte ide se si duhej të zhvillohej mosbindja civile.
Mziu ka shprehur disa herë refuzimin e tij me gjeste për idetë e Strazimirit.
Këtu Strazimiri nuk ka duruar dhe i është drejtuar Mziut.
-Ka shumë njerëz nga Kamza që thonë nuk e lëmë dot punën, se nuk na lë Xhelali, tha Strazimiri. Prandaj kujdes, ose me ne, ose me ata.
Në këtë moment Xhelali ka humbur qetësinë, i është afruar Strazimirit, e ka kapur për fyti dhe e ka shtyrë.
Strazimiri i është kundërpërgjigjur duke i kapur pulovrën, duke ja shqyer.
Në këtë moment Mziu ka humbur kontrollin dhe i është lëshuar me grushta.
Basha ka tentuar t’i ndajë, por ka qenë i pafuqishëm.
Ai e ka cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe ka kërkuar nga të dy grushtuesit të reflektojnë për dëmin që po i bëjnë opozitës.