Lulzim Bashën e kanë pritur me ironi në Korçë këtë të martë.
“Welcome Luli, një vilë për ty në Dardhë”, thuhej në një banderolë në hyrje të qytetit juglindor.
I pyetur nga gazetarët në fund të takimit, Lulzim Basha ka pranuar të flasë, porn ë fakt nuk ka thënë asgjë.
Ai u shpreh se nuk do të përfshihet në këtë lojë, pasi ai ka punën e vet.
Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Rames për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e skandaleve të tij.
Nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Jam në një tur takimesh nëpër Shqipëri për të diskutuar gënjeshtrat e qeverisë dhe rrugët e daljes”, tha Basha.
Në fakt, Bashës kjo i duket si lojë, por ai duhet të japë disa sqarime.
Së pari, pse gënjeu se u transferua në dy vila luksoze, me pretendimin se apartamenti në pallat iu dëmtua nga tërmeti.
Së dyti, i ka blerë apo i ka më qira vilat?
Së treti, a ka kontratë për to dhe pse nuk e bën publike?
Ai duhet të përgjigjet për këto dhe pyetje të tjera, nëse do të jetë njeri transparent, ashtu siç pretendon.(TemA)
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp