Diplomati dhe studiuesi Shaban murati I ftuar në emisionin PASSPORT të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, flet për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë. Murati thekson se ka një kufi detar mes 2 vendeve që është i njohur zyrtarisht edhe nga pala greke. Zoti Murati ka publikuar së fundmi edhe librin e tij me titull “Çështja e Paqenë e Detit, një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?, ku paraqet dokumente të plota se kjo është një çështje e ngritur nga pala greke dhe fatkejsisht e pranuar nga politika shqiptare, vetëm pasi u zbulua naftë dhe gaz në detin Jon.
Zoti Murati, argumenton se pala shqiptare në diskutimet e tanishme me palën greke duhet të ketë parasysh disa parime që lidhen me vendimin e shfuqizimit në 2009, për të mos përsëritur gabimet e të kaluarës në marrëveshjen e parë, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Për diplomatin e njohur shqiptar, para se të flitet për kufirin detar, Shqipëria dhe Greqia duhet të diskutojnë për çështje të tjera pjesë e dosjes diplomatike, si çështja Çame, heqja e ligjit absurd të luftës nga Greqia, ngritja e një Memoriali për partizanët shqiptarë e vrarë në Greqi gjatë luftës së dytë botërore, që numërohen rreth 300 në territorin grek.
Për diplomatin Murati, pala shqiptarë ka harruar të kërkojë reparacione ndaj Greqisë për pushtimin në luftën e dytë Botërore, ndërsa Italia ka dhënë reparacianone gjatë kohës së diktaturës. Sipas tij Greqia duhet të japë reparacione për Shqipërinë pasi dëmtoi vendin me pushtimin e saj në luftën e dytë botërore. Sipas Muratit Greqia pavarësisht se ka marrë reaparacione nga Gjermania për luftën e dytë Botërore, vijon të kërkoj përsëri, ndërsa ndaj Shqipëria nuk e ka hapur fare si çështje.