Në videon-live të shpërndarë nga takimi në Korçë, Lulëzim Basha është kryqëzuar nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe është quajtur si tradhtar i idealeve të Partisë demokratike.
Ndjekësit e tij prej të cilëve shumë anëtar të Partisë Demokratike shprehen se, refuzojnë të mblidhen në takime me tradhtarë e servilë si Lulzim basha dhe lista e tij.
Njëri nga ndjekësit i drejtohet ashpër Lulzim Bashës teksa i thotë se nuk ka lidhje me ëndrrën e demokratëve të 27 viteve më parë. Ai e akuzon Bashën dhe sojin e tij se e kanë bërë Shqipërinë si një han pa zot që e vjedhin dhe e shkretojnë kush të dojë dhe si të dojë.
Menjëherë janë fshirë komentet që e kritikonin në faqen e tij nga administratorët.