osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vetingu shkërmoq gjyqtarët dhe prokurorët e 21 janarit: 9 emra përjashtohen 15 vite nga sistemi i drejtësisë

Vetingu shkërmoq gjyqtarët dhe prokurorët e 21 janarit: 9 emra përjashtohen 15 vite nga sistemi i drejtësisë

Vetingu u ka dhënë një goditje super të fortë gjyqtarëve dhe prokurorëve që mbyllën dosjet e ngjarjeve të bujshme. Mbi 100 njerëz të drejtësisë kanë hyrë në procesin e rivlerësimit kalimtar, ku gati shumica e tyre kanë rezultuar me probleme dhe për pasojë janë shkarkuar nga detyra. Ndërkohë, një pjesë tjetër duket e ditur frikën se do të shkarkoheshin, kanë vendosur që të dorëhiqen.

Pak ditë më parë dha dorëheqjen gjyqtari i Apelit, Astrit Haxhialushi. Ndërsa pas tij u largua edhe kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi. Të dy ishin në proces rivlerësimi dhe dilnin në seanca dëgjimore. Ndërkohë, ditën e djeshme është dorëhequr nga sistemi i drejtësisë para se të kalonte në “sitën” e vetingut edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Agim Bendo. Gjyqtari Bendo ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesë kjo e cila është shqyrtuar në mbledhjen e djeshme të KLGJ. Agim Bendo njihet edhe si gjyqtari i “21 Janarit”, pasi ka qenë pjesë e trupit gjykues të kësaj dosjeje, por që u tërhoq më pas. Gjithashtu, një tjetër dosje “e nxehtë”, ku Bendo ka qenë pjesë është “Hakmarrja për Drejtësi”, si dhe ka qenë anëtar i trupit gjykues në çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Vetingu shfaros gjyqtarët e 21 janarit

Por ky trend tregon se si procesi i vetingut ka shfarosur trupat e gjyqësorit që vulosën “21 janarin”. Gazeta ka bërë një bilanc dhe janë plot 9 emra që janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Dy të parët janë gjyqtarët e Apelit, Astrit Haxhialushi dhe Agim Bendo, të cilët kanë qenë pjesë e dosjes së “21 janarit” dhe janë dorëhequr nga sistemi drejtësisë. Dy emra të tjetër të njohur, të cili ka qenë pjesë e dosjes së “21 janarit” dhe që kanë ngelur gjatë procesit të vetingut, janë gjyqtarët e Apelit, Ervin Metalla dhe Artan Broci. Si Broci ashtu edhe Metalla rezultuan me probleme në pasurinë, duke u shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe mandej nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ndërkohë, të njëjtin fati si gjyqtarët e Apelit patën edhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët bllokuan dosjen e “21 janarit”.

Bëhet fjalë për gjyqtarët e Lartë Tom Ndreca dhe Edmond Islamaj, të cilët u shkarkuan nga të dyja shkallët e vetingut, për shkak se nuk justifikonin pasurinë. Edhe gjyqtari tjetër i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili ka qenë pjesë e trupës së dosjes së “21 janarit”, që u shkarkua nga vetingu, për shkak se nuk justifikonte pasurinë dhe kishte lidhje jo rastësore me përfaqësues të krimit të organizuar dhe dyshime për përfshirje në korrupsion pasiv në më shumë se një rast. Ndërkohë, gjyqtari tjetër i Gjykatës së Lartë, që dha dorëheqjen dhe braktisi sistemin e drejtësisë, duke evituar kalimin në skanerin e trefishtë të vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale ishte Aleksandër Muskaj. Edhe zoti Muskaj ka qenë pjesë e trupës që bllokoi dosjen e “21 janarit”. Nga ana tjetër, për 15 vite nga sistemi i drejtësisë është përjashtuar edhe prokurori Adriatik Cama. Ky i fundit ka qenë njëri nga prokurorët që hetoi dosjen e “21 janarit”, por që komisionet e vetingut e shkarkuan nga detyra, pasi rezultoi me probleme me pasurinë. Pra, duket qartë që vetingu i shfarosi nëntë gjyqtarët dhe prokurorët e 21 janarit, duke i përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. /Rigels Seliman