Pasi bënë 10 vite burg, dy mafiozë të grupeve Longobardi dhe Beneduçe në Napoli të Italisë, janë pritur me orkestër dhe me fishekzjarre.
Xhovani Iliano, 48 vjeç, i njohur me nofkën “Fazulilo”, dhe Silvio de Luka, 41 vjeç, i njohur si “Silvioto xhuxhi”, janë pritur nga një turmë dashamirësish.
I pari u arrestua në vitin 2010 pasi kishte lidhje me kryemafiozin Gaetano Benduçe, menjëherë pasi i shpëtuan një sulmi nga njerëzit e Xhenaro Longobardi.
Ndërsa De Luka u arrestuan për zhvatje bashkë me katër anëtarë të tjerë të grupit që quhej “Ata të kryqëzimit”, dhe që ka lidhje pikërisht me Xhenaro Longobardin.
Njerëzit që u mblodhën për t’i mirëpritur kënduan vargjet e një kënge napolitane: “Mama, më fal për këtë jetë të gabuar. Më mbyllën në një vend të blinduar”, etj.
/Top Channel