Pjesa e madhe zyrtarëve që kanë punuar në regjimin komunist në poste kryesore, edhe sot vijojnë të mbajnë fort poste kyçe.
Një ndër ta është edhe prokurori i Bilbil Mete, i cili ka qenë Kryetar Hetuesie në regjimin komunist. Një pozicion i tillë, duket se i ka shërbyer për të shtuar pasurinë në vitet e demokracisë por edhe për të shkolluar fëmijët jashtë vendit dhe për ti rehatuar ata në institucione qeveritare.
Vajza e tij ka punuar në Ministrinë e Shëndetësisë, si juriste, me pas është angazhuar me projekte të financuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale.
Ndërsa njëri nga djemtë Ervin Mete, ka depërtuar në Qeveri, si numri dy i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të vijuar më tej si anëtar i bordit të INSIG, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni.
Dhe si i tillë , duke qenë edhe pjesë e Qeverisë, ka bërë edhe pedagodun tek universiteti i Henri Cilit, nga ku merrte shuma të majme parash.
Ish hetuesi i regjimit komunist vetë në Prokurori dhe fëmijët në Qeveri, e ka shtrirë pasurinë nga Gjiri i Lalzit tek Liqeni i thatë në Tiranë.
Pronësinë e vë në emër të djalit, pasi sigurisht ai kishte të ardhura më të shumta dhe paga e prokurorit nuk ia justifikonte, atij.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Bilbil Mete.
Viti 2003
Shtëpi banimi (nuk lexohet pjesa tjetër e deklaratës)
Autoveturë.
Paga, në shumën 1.54 milion lekë. (Deklarat është pothuajse tërësisht e palexueshme.
Viti 2004
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i pashlyer është 2 803 000 lekë.
Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 570 000 lekë.
Honorare dhe shpërblime për seminare në shumën 200 000 lekë.
Bursë e përfituar nga djali, fakulteti juridik me vlerë 140 000 lekë.
Pensionet e prindërvë në shumën 144 000 lekë.
Viti 2005
Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 590 315 lekë.
Paga e bashkëshortes nga Shërbimi Social Shtetëror në shumën 144 000 lekë.
Shpërblime për tema dhe seminare me vlerë 70 000 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i pashlyer është 2 703 000 lekë.
Viti 2006
Kursime kesh në shtëpi në shumën 800 000 lekë.
Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 574 230lekë.
Paga e bashkëshortes nga Tatim Taksat në shumën 318 000 lekë.
Të ardhurat e djalit, Ervin Mete si koordinator ligjor në Institutin e Studimit të Interesa Publike dhe jurist në programin e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në shumat 3 500 dollarë dhe 160 000 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 000 lekë.
Viti 2007
Sip toke në Gjirin e Lalzit 500 m2, blerë nga djali Ervin Mete, me vlerë 1 700 000 lekë.
Autoveturë Benz, prodhimi i vitit 1997, blerë nga djali Ervin Mete, me vlerë 250 000 lekë.
Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 650 000 lekë.
Shpërblime nga Shkolla e Magjistraturës dhe seminare me vlerë 800 euro.
Paga e bashkëshortes nga Tatim Taksat në shumën 404 483 lekë.
Pensioni i babait në shumën 175 000 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 57 600 lekë.
Pagë si konsulent ligjor pranë PNUD, në shumën 1 092 000 lekë.
Të ardhura të djalit Ervin Mete si pedagog i gazetarisë në shumën 240 000 lekë.
Të ardhurat e djalit, Ervin Mete si Drejtor Ekzekutiv në Institutin e Studimit të Interesa Publike, në shumën 3 600 euro.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 000 lekë.
Borxh nga kunati për të paguar vlerën e sip tokës së blerë. Nuk e thotë shumën, dhe nuk e saktëson se kue ka blerë, apo nëse është prona e blerë nga djali në Gjirin e Lalzit.
Viti 2008
Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 807 319 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 47 000 lekë.
Paga e bashkëshortes nga Tatim Taksat në shumën 382 883 lekë.
Paga e djalit Ervin Mete pranë EURALIUS, për periudhën prill-gusht 2008 në shumën 4 750 euro.
Paga e vajzës Jonida Mete si juriste në Ministrinë e Shëndetësisë në shumën 50 000 lekë për periudhën nëntor-dhjetor 2008.
Pensione të prindërve në shumën 250 000 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 000 lekë.
Borxh nga kunati në shumën 900 000 lekë.
Viti 2009
Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 904 560 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 67 000 lekë.
Paga e bashkëshortes nga Tatim Taksat në shumën 359 028 lekë.
Paga e vajzës Jonida Mete si juriste në Ministrinë e Shëndetësisë në shumën 488 448 lekë.
Pensione të prindërve në shumën 250 000 lekë.
Bursë nga Këshilli britanik për djalin në shumën 5375 paund.
Bursë nga një universitet në SHBA në shumën 28 000 dollarë.
Kredi studentore në SHBA në shumën 15 000 dollarë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 000 lekë.
Borxh nga kunati. Shuma e pashlyer 1 500 000 lekë.
Pagesë konvikti në shumën 2750 paund.
Pagesë shkollë në shumën 48 000 dollarë.
Pagesë konvikti në shumën 6 070 dollarë.
Pagesë për shkollën e bashkëshortes Rajmonda Mete në universitetin Kristal në shumën 1 000 euro.
Viti 2010
Paga e subjektit deklarues dhe shpërblime nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 2 040 189 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 80 000 lekë.
Paga e bashkëshortes nga Tatim Taksat në shumën 362 159 lekë.
Të ardhura nga pensioni i nënës dhe babait në shumën 250 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit Ervin Mete si pedagog në UET në shumën 7 500 euro.
Të ardhura nga paga e djalit Ervin Mete nga një projekt i Bankës Botërore në shumën 1 124 euro.
Paga e vajzës Jonida Mete si juriste në Ministrinë e Shëndetësisë në shumën 504 000 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 000 lekë.
Kredi marrë nga vajza Jonida Mete. Detyrimi i shlyer është 107 898, ndërsa detyrimi i pashlyer është 231 860 lekë.
Kredi studentore në SHBA në shumën 15 000 dollarë. Detyrimi i pashlyer është 14 703 dollarë.
Borxh nga kunati. Shuma e pashlyer 800 000 lekë, ndërsajanë shlyer 700 000 lekë.
Viti 2011
Paga e subjektit deklarues dhe shpërblime nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 790 912lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 70 000 lekë.
Paga e bashkëshortes nga Tatim Taksat në shumën 350 435 lekë.
Të ardhura nga pensioni i nënës dhe babait në shumën 300 000 lekë
Të ardhura nga paga e djalit Ervin Mete si pedagog në UET në shumën 17 000 euro.
Të ardhura nga djali Ervin Mete në subjektin privat “Ernst Young”, në shumën 7 000 euro.
Të ardhura nga djali Ervin Mete nga aktivitete të mbështetura nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert”, në shumën 2400 euro.
Pagesë nga shteti shqiptar, për djalin Ervin Mete sipas programit “Brain Gain”, në shumën 260 000 lekë.
Paga e vajzës Jonida Mete si juriste në Ministrinë e Shëndetësisë në shumën 524 000 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 000 lekë.
Kredi marrë nga vajza Jonida Mete. Detyrimi i shlyer është78 884 3, ndërsa detyrimi i pashlyer është 152 976 5lekë.
Kredi studentore në SHBA në shumën 15 000 dollarë. Detyrimi i pashlyer është 12 807 dollarë.
Borxh nga kunati shlyhet.
Pagesë në shkollën e mesme jopublike në shumën 220 000 lekë.
Viti 2012
Ap banimi në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, i cili është në ndërtim e sipër dhe që kushton 63 800 euro.
Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 811 316 lekë.
Paga e bashkëshortes nga Tatim Taksat në shumën 385 300 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit Ervin Mete si pedagog në UET në shumën 19 500 euro.
Paga e vajzës Jonida Mete si juriste në Ministrinë e Shëndetësisë në shumën 419 178 lekë.
Të ardhura nga djali Ervin Mete nga aktivitete të mbështetura nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert”, në shumën 168 000 lekë.
Pagesa e kryer nga Universiteti “Akademia e Biznesit” për mësimdhënie për subjektin deklarues në shumën 54 000 lekë.
Pensionet e prindërve në shumën 300 000 lekë.
Depozitë e bashkëshortes, në shumën 100 000 lekë. Interesa të fituara janë 5 685 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 227 616 lekë.
Kredi marrë nga vajza Jonida Mete. Detyrimi i shlyer është 162 706 lekë.
Kredi marrë nga djali Ervin Mete për blerje ap në shumën 35 000 euro.
Kredi e marrë nga djali Ervin Mete në SHBA. Janë shlyer 1 896 dollarë, ndërsa kanë mbetur edhe 10 911 dollarë.
Paguar ndaj djali Ervin Mete 20 000 euro për ap e porositur.
Viti 2013
Blerë autoveturë me vlerë 5 000 euro.
Blerë autoveturë Jeep me vlerë 300 000 lekë.
Shitur autovetura mercedez Benz 200 000 lekë.
Tërhequr nga banka shuma 106 550 lekë.
Derdhur shuma e parave 10 000 euro si garanci për shkollën e djalit Lisian.
Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 702 977 lekë.
Paga e bashkëshortes nga Tatim Taksat në shumën 92 727 lekë, për periudhën janar-mars 2013.
Paga e bashkëshortes, Rajmonda Mete në Institutin e Sigurimeve Shqërore në shumën 79 181 lekë, për periudhën nëntor-dhjetor 2013.
Të ardhura nga paga e djalit Ervin Mete si pedagog në UET në shumën 7 737 euro.
Paga e djalit Ervin Mete, si zëvendësministër i financave në shumën 208 519 lekë.
Të ardhura të djalit Ervin Mete nga kompesimi i transportit si zëvendësministër i financave në shumën 65 227 lekë.
Të ardhura të djalit Ervin Mete nga bordi i INSIG 99 000 lekë.
Pagesë e kryer nga Akademia e biznesit për subjektin deklarues në shumën 24 300 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 616 lekë.
Kredi marrë nga djali Ervin Mete për blerje ap në shumën 35 000 euro. Detyrimi i pashlyer është 33 560 euro.
Kredi e marrë nga djali Ervin Mete në SHBA. Janë shlyer 1 896 dollarë, ndërsa kanë mbetur edhe 11 332 dollarë.
Viti 2014
Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 616 928 lekë.
Paga e bashkëshortes, Rajmonda Mete në Institutin e Sigurimeve Shqërore në shumën 764 202 lekë.
Paga e djalit Ervin Mete, si zëvendësministër i financave në shumën 1 448 185 lekë.
Të ardhura të djalit Ervin Mete nga këshilli mbikqyrës i INSIG , në shumën 594 000 lekë.
Të ardhura të djalit Ervin Mete si kryetar i këshillit mbikqyrës të FAF në shumën 369 360 lekë.
Pagesë e kryer nga Akademia e biznesit për subjektin deklarues në shumën 50 000 lekë.
Pensionet e prindërve në shumën 300 000 lekë.
Shpenzime për shkollën e djalit në Holandë në shumën 8 300 euro.
Dërguar djalit në Holandë, 2 300 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës në shumën 700 000 lekë.
Të ardhura të vajzës me anë të nje vendimi gjykate në shumën 995 280 lekë.
Viti 2015
Paga e subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1 679 646 lekë.
Paga e bashkëshortes, Rajmonda Mete në Institutin e Sigurimeve Shqërore në shumën 711 826 lekë.
Paga e djalit Ervin Mete, si zëvendësministër i ekonomisë në shumën 1 448 195 lekë.
Të ardhura të djalit Ervin Mete nga bordi i INSIG , në shumën 594 000 lekë.
Të ardhura të djalit Ervin Mete nga bordi i INSIG, në Maqedoni, në shumën 2 806 euro.
Të ardhura të djalit Ervin Mete si udhëheqës temash në UET në shumën 2 000 euro.
Pensionet e prindërve në shumën 300 000 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 616 lekë, kanë mbetur edhe 1 700 000 lekë.
Dy pagesa bërë nga subjekti deklarues dhe bashkëshortja për dasmën e djalit e Ervin Mete në shumat 466 410 lekë dhe 400 000 lekë.
Paga e vajzës Jonida Mete, në një project për personat me aftësi të kufizuara, financuar nga Qeveria italiane dhe Ministria e Mirëqenies Sociale në shumën 600 000 lekë.
Viti 2016
Paga e subjektit deklarues si prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë në shumën 1 722 754 lekë.
Paga e bashkëshortes, Rajmonda Mete në Institutin e Sigurimeve Shqërore në shumën 803 361 lekë.
Pensionet e prindërve në shumën 300 000 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 616 lekë, kanë mbetur edhe 1 500 000 lekë.
Viti 2017
Paga e subjektit deklarues si prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë në shumën 1 710 596 lekë.
Paga e bashkëshortes, Rajmonda Mete në Institutin e Sigurimeve Shqërore në shumën 828 178 lekë.
Paga e djalit Lisin Mete si specialist shitjes në një kompani sigurimesh në shumën 533 718 lekë.
Pensionet e prindërve në shumën 350 000 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 616 lekë, kanë mbetur edhe 1 300 000 lekë.
Kredi të marra nga djali Lisian Mete, në shumat 300 000 dhe 200 000 lekë.
Kartë krediti e djalit Lisian Mete me vlerë 35 000 lekë.
Subjekti deklarues ka derdhur në llogari të djalit Lisian Mete në shumën 85 540 lekë.
Viti 2018
Paga e subjektit deklarues si prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë në shumën 1 594 491 lekë.
Paga e bashkëshortes, Rajmonda Mete në Institutin e Sigurimeve Shqërore në shumën 829 971 lekë.
Paga e djalit Lisin Mete si specialist shitjes në një kompani sigurimesh në shumën 410 640 lekë.
Pensionet e prindërve në shumën 350 000 lekë.
Kredi për strehim me vlerë 4 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 228 616 lekë, kanë mbetur edhe 1 200 000 lekë.
Kredi të marra nga djali Lisian Mete, në shumat 300 000 dhe 200 000 lekë. Janë shlyer 163 496 lekë,ndërsa kanë mbetur 291 957 lekë./CNA.al