osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD “gëzohet” me vendimin e gjykatës: Në fakt do t’i paguajë dy gjoba të majme bashkisë për dëmet në protesta PD, por… edhe Sahiti edhe Gazmendi si organizatorë

PD “gëzohet” me vendimin e gjykatës:  Në fakt do t’i paguajë dy gjoba të majme bashkisë për dëmet në protesta PD, por… edhe Sahiti edhe Gazmendi si organizatorë

Partia Demokratike shpërndau sot për mediat, lajmin se Gjykata Administrative i ka shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur këtij subjekti politik pas protestave të dhunshme anti-qeveritare lidhur me dëmet e shkaktuara në kryeqytet nga tubuesit.

Por, pas një verifikimi që Shqiptarja.com bëri, del se e vërteta është krejt tjetër. Në fakt, Gjykata Administrative ka lënë në fuqi dy prej gjobave të vendosura nga Bashkia ndaj Partisë Demokratike për dy protesta (të 13 prilli dhe 11 majit), të cilat ajo është e detyruar t’i paguajë. Ndërkohë gjoba e tretë (për protestën e parë, atë të 16 shkurtit), është shfuqizuar me argumentin se duhej t’i ishte vendosur jo subjektit politike, Partisë Demokratike, por në emër të organizatorëve të protestës, që në këtë rast janë Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe Sahit Dollapi.

Ajo që bie në sy është se vlera e dy gjobave të vendosura nga Bashkia e Tiranës dhe që janë cilësuar të drejta nga Gjykata Administrative, janë shumë herë më të larta se sa gjoba e tretë e shfuqizuar nga gjykata.

Më konkretisht PD duhet t’i paguajë Bashkisë për dhunën në protestën e 13 prillit, 19 milionë lekë dhe për protestën e 11 majit shumën 3 4,2 milionë lekë.

Po kështu, edhe me vendimin e sotëm, Gjykata ligjëroi dënimin administrativ të vendosur ndaj PD-së nga Bashkia Tiranë, por argumentoi se kjo gjobë duhet t’i shkonte jo subjektit politik, por organizatorëve që kërkuan këtë tubim, konkretisht Gazmend Bardhit dhe Sahit Dollapit.

Në zbatim edhe të vendimit të sotëm të gjykatës, Shqiptarja.com mëson se Bashkia e Tiranës do të kërkojë dëmshpërblim edhe për protestën e 16 shkurtit, duke ja faturuar atë organizatorëve të protestës së opozitës joparlamentare kundër qeverisë.

Njoftimi i shpërndarë sot nga zyra e shtypit të PD-së

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzon Bashkinë e Tiranës dhe konstaton se gjobitja e Partisë Demokratike për protestat ka qenë e paligjshme.

Sot gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia Tiranë i kishte vendosur Partisë Demokratike për dëme gjatë protetsave kombëtare. Gjykata ka vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjit dhe ka urdhëruar:

Shfuqizimin e akteve administrative te Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit:

– “Akt Konstatimi mbi kundervajtjet administrative” Nr. 0041738, date 16.02.2019;

– “Procesverbal mbi kundervajtjet administrative” Nr. 007428, date 16.02.2019;

– “Procesverbal shoqerues i percaktimit te demshperblimit mbi kundervajtjet administrative” Nr. 001201, date 16.02.2019; dhe

Shfuqizimin e Vendimit Nr. 17553, date 24.04.2019 te Kryetarit te Bashkise Tirane

G.M./Shqiptarja.com