Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar në faqen e saj zyrtare disa foto të rralla nga “Shkëmbi i Kavajës” në vitin 1970.
“Gushti është, përgjithësisht, muaji i pushimeve, plazhit, detit. Mirëpo, disa prej nesh, që ende duhet të ndodhen në punë, ëndërrojnë për pushime, shfletojnë mes fotografive të Fototekës së Arkivit Qendror Shtetëror, dhe risjellin në kujtesë imazhe nga pushimet e dikurshme.
Në foto: plazh, Shkëmbi i Kavajës, Durrës, 1970.”- shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave teksa poston fotot. (TemA)