osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha sulmon Ramën për atentati ndaj prokurorit! Flas në emër të shumicës: Nëse Ndoj shkeli ligjin duhej të dënohej dhe jo të linçohej publikisht

Basha sulmon Ramën për atentati ndaj prokurorit!  Flas në emër të shumicës: Nëse Ndoj shkeli ligjin duhej të dënohej dhe jo të linçohej publikisht

Teksa e konsideron një ngjarje mafioze atentatin ndaj prokurorit, Arjan Ndoji, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kjo ngjarje i paraprin kërcënimeve direkte të kryeministrit dhe zëvendësit të tij.

Zbardhja e këtij krimi mafioz, thotë kreu i opozitës, është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit.

“Atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin.

Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht.

Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit.

Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij.

E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarëpopullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit”, reagon Basha.